13 Feb Deklarate per shtyp Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se znj.Filloreta Kodra
” Deklarate per shtyp Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se znj.Filloreta Kodra Megjithe insistimin demagogjik te qeverise per zgjidhjen e krizes Levizja Socialiste per Integrim duke qene zeri i shqetesimit te qytetareve deklaron publikisht se kjo krize nuk eshte zgjidhur asnjehere dhe vazhdon te thellohet.
Pavaresisht nga permiresimi i pjesshem i situates pak dite me pare ne qytetin e Tiranes erresira ka mbuluar gjithe Shqiperine dhe energjia vazhdon te mungoje me ore te tera.
Perkeqesimi i situates se energjise edhe per Tiranen eshte shprehje e qarte e nje krize ne thellim. Gjithashtu mungesa e plote e transparences dhe e nje grafiku te nderprerjeve te energjise si per Tiranen ashtu edhe per gjithe vendin jane prova te deshtimit dhe paaftesise ne menaxhimin e situates.
Pasojat sociale dhe psikologjike te kesaj krize jane te pariparueshme dhe rendojne drejtpersedrejti mbi qytetarin e thjeshte duke thelluar varferine dhe duke shkaktuar drama te verteta sociale vecanerisht ne keto dite shume te ftohta te dimrit.
Kjo krize energjetike ne thellim e cila po shkaterron veçanerisht biznesin e vogel e ben te pamundur realizimin e treguesve ekonomike dhe konfirmon demagogjine dhe fallsitetin e rritjes se pagave dhe te pensioneve te premtuar ne buxhetin 2006 te sapomiratuar.
Ajo gjithashtu erreson edhe me tej skenarin e dyshimte te rritjes se te ardhurave ne 6-mujorin e dyte te vitit qe vjen.
0x323030352d31322d3231 13:47)”