14 Feb Deklarate per Shtyp Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se
” Deklarate per Shtyp Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se znj.Filloreta Kodra Levizja Socialiste per Integrim denoncon situaten alarmante te energjise elektrike ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine .
Deklaratat e vazhdueshme te qeverise duke filluar qe nga kryeministri i vendt e deri tek Drejtori i KESH per gjoja dimrin me te mire te furnizimit me energji elektrike po rezultojne nje mashtrim i madh politik ekonomik dhe social .
Ky mashtrim eshte parathenia e mashtrimit te madh elektoral te kryeministrit duke demaskuar demagogjine e tij te vazhdueshme qe u servir shqiptareve dhe nderkombetareve per standarte demokratike dhe zgjedhje te lira e te ndershme. Tani po behet e qarte per te gjithe shqiptaret qe erresira e dimrit do te dominoje ne te gjithe procesin e zgjedhjeve te janarit.
Ashtu sic u konstatua nga vete media mungesa e tejzgjatur e energjise elektrike ne Tirane dhe rrethe ne i ftojme mediat te verifikojne kronikat e deklaratave te zyrtareve me te larte te qeverise Berisha per te risjelle ne vemendjen e publikut angazhimet e kesaj qeverie per furnizimin me energji elektrike te qytetareve dhe ta ballafaqojne ate me realitetin e zymte dhe pa perspektive me te cilin ndeshen cdo dite te gjithe shqiptaret.
Njekohesisht ftojme qytetaret te rrisin presionin ndaj kesaj qeverie te paafte demagoge dhe te papergjegjeshme.
Faktet flasin per nje mashtrim te madh qe ka qene i paramenduar dhe tani po zbatohet ne praktike. Nuk mund te interpretohen ndryshe shtyrja e blerjes se energjise elektrike nga muaji Qershor qe eshte bere normalisht kur kane qene mundesite per te negociuar si cmimin me te mire ashtu edhe sasine ne muajin dhjetor kur energjia elektrike blihet me dyfishin e cmimit dhe per nje periudhe te kufizuar kohe .
Nga kjo anomali e paramenduar e qeverise pesojne deme te pallogariteshme:
– Bizneset qe duhet te rrisin shpoenzimet ekstra per te parballuar furnizimin me energji elektrike;
– Qytetaret qe duhet te perballen me oret e tejzgjatura te territ edhe ne Tirane ka mungesa te energjise per gjithe qytetin mbi 4 deri ne 8 ore;
– Pensionistet qe jo vetem nuk jane kompensar per rrijen e cmimit por duhet te perballen me oret pafund te erresires dhe te ftohtit duke thelluar me tej varferine .
Shqiptareve nuk u intereson a eshte bere apo jo tenderi i energjise por u intereson nje jete normale me kushte minimale te jeteses sic eshte energjia ne dimer.
Mungesa e energjise elektrike tregon se mashtrimi sistematik eshte bere metode pune e kesaj qeverie qe per te fituar me cdo kusht nje pushtet te paligjshem shkel mbi jeten e qytetareve te vet.
Kjo qeveri eshte e paafte per menaxhimin e krizes aktuale energjitke dhe e pabesueshme per te parandaluar edhe probleme te tjera qe mund te lindin per pasoje.
0x323030362d31322d3035 12:30)”