14 Feb Deklarate per Shtyp Mbajtur nga N/Kryetari i LSI
” Deklarate per Shtyp Mbajtur nga N/Kryetari i LSI deputeti Dritan Prifti Prifti: Cmimi i energjise eshte me i larte se kostoja si per familjaret edhe per biznesin
Nëpërmjet kësaj dalje publike dëshiroj të analizojmë premtimet e qeverisë Berisha për t’i realizuar në një vit përsa i përket sektorit energjitik dhe çfarë realisht ka realizuar. Sikurse të gjithë jemi në dijeni qeveria na ka premtuar që në fillim që ne do ta ulim çmimin e energjisë elektrike sidomos për konsumatorët familjarë. Por e vërteta është se nga 4.5 lekë që paguanin konsumatorët familjarë prej 6 muajsh paguajnë 7 lekë për kw/h pra ka pasur një rritje të çmimit rreth 60% për konsumatorët familjarë.
Gjithashtu qeveria na premtoi që do të ulte çmimin nëpërmjet uljes së TVSH-në për energjinë elektrike. Jemi dëshmitarë që tatimi mbetet 20% dhe qeveria nuk ka asnjë plan për të ulur tatimin e TVSH-së. Na premtuan që në fillim që për 6 muaj për të gjithë Shqipërinë dhe sidomos për qytetet e mëdha do të instaloheshin matësat e energjisë elektrike dhe do të eleminohej afrofeja. Por edhe sot që flasim janë rreth 100 mijë konsumatorë akoma jane pa matësa dhe kryesisht në qytetet e mëdha. Njëkohësisht pritet që në muajt e dimrit afrofeja të shkojë rreth 6 mijë lekë të reja që është një pension i plotë pleqërie.
Qeveria na premtoi që do të ftonte dhe do të kishte investime të rritura përsa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Dëshmitarë jemi sot që nuk ka ardhur absolutisht asnjë kompani që të investojë në këtë sektor shumë të rëndësishëm për vendin. Përkundrazi disa kompani prestigjoze janë larguar tashmë nga projektet që kanë pasur për vendin tonë. Po ju përmend projektin për hidrocentralin e Bratilës ku kishte 5 vjet që kishte filluar procesi i marrjes në koncesion të këtij hidrocentrali nga kompani shumë prestigjoze irlandeze dhe norvegjeze ku kishin siguruar edhe financimin prej 150 milion euro tashmë janë larguar nga Shqipëria për shkak të trajtimit tepër të pafavorshëm që i ka bërë qeveria në negociata për të bërë këtë investim.
E dimë që investimi për TEC-in e Vlorës është i bllokuar prej më shumë se një viti. Askush nga ne nuk di të thotë se çfarë mund të ndodhë me këtë investim dhe çdo të ndodhë me 130 milion dollarë kredi. Ka 6 vjet të paktën që kishin nisur negociatat dhe që ishte siguruar më shumë se 70% e kredisë për linjën e re të interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Pra jo vetëm që nuk kanë ardhur investitorët e rinj për të investuar në këtë sektor dhe jo vetëm që kjo qeveri dhe kryeministri i saj nuk ka pasur mundësi të tërheqin asnjë investitor të huaj në këtë sektor por janë larguar dhe ata që kanë qenë.
Na u premtua se do të godasim korrupsionin brenda Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare. Brenda Korporatës nuk ka ndodhur asgjë tjetër veçse është mbushur me familjarë ministrash me vëllezër me motra e me krushqinj. Pra aty nuk është bërë asnjë reformë. Treguesit e KESH-it janë shumë herë më keq sesa 4 vitet e fundit. Banka Botërore dhe FMN-ja kanë “kërcënuar” qeverinë dhe e kanë trajtuar problemin e KESH-it edhe në bordet e tyre më të larta ekzekutive sepse treguesit flasin vetë arkëtimet janë shumë të ulta humbjet janë shumë të mëdha.
Nëse KESH-i prodhon 6 miljard kw/h energji elektrike në vit 3 miliard nga ky prodhim humbasin ose humbasin në rrjet ose nuk faturohen ose nuk merren para për to. Me këtë situatë të krijuar është emergjente ndërhyrja në Korporatën Elektro-Energjitike. Pra qeveria premtoi se do subvenciononte rritjen e çmimit të energjisë. Ka që në muajin Korrik që ka filluar të paguhet një çmim i ri rreth 60% më i lartë i energjisë dhe askush sot nuk merr asnjë lekë subvencion. Qeveria është futur në kanalet e pafund të studimeve se kë do subvencionojë. Fakti është se pensionistët apo të varfërit e tjerë në Shqipëri nuk marrin subvencion. E mbani shumë mirë mend premtimin e Z. Berisha që ata që kanë rrogën 30 deri në 35 mijë lekë do t’i subvencionohet 100% për çmimi i energjisë elektrike. Sot edhe ato që fliten është që vetëm disa pensionistë dhe jo të tjerë mund të marrin deri në 500 lekë në muaj subvencion.
Unë mendoj që në KESH duhet vënë dorë por gjithashtu politikat e Ministrisë së Ekonomisë Industrisë dhe Energjitikës lënë shumë për të dëshiruar në këtë periudhë. Mendoj që Ministri Ruli është një nga ministrat më të dobët që ka qeveria aktuale. Është një nga ministrat që ka më pak rezultate në punë është një nga ministrat që ka folur por nuk ka vepruar.
Gjithashtu ju prezantoj një fakt tjetër që unë e quaj skandal. Ditët e fundit Korporata Elektro-Energjitike ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për të rritur përsëri çmimin e energjisë për bizneset me tension të lartë. Çmimi i energjisë për tensionin e lartë vjet është vendosur 4.5 lekë për kw/h. Nëpërmjet një shkrese të firmosur nga drejtori i KESH-it mësohet se kostoja me tension të lartë për 6 mujorin e parë ka qenë 1.3 lekë ndërsa në 6 mujorin e dytë parashikohet të jetë 2.6 lekë. Sot bizneset me tension të lartë paguajnë 4.5 lekë ndërsa KESH kërkon që çmimi të bëhet 6 lekë. Pra 300% më shumë sesa kostoja ku në asnjë vend tjetër të Europës Entet Rregullatore nuk lejojnë çmime më të larta se 10% mbi koston. Vetëm në Shqipëri ndodhin çudira që kostoja është 2 lekë dhe biznesi paguan 4.5 lekë dhe KESH kërkon ta çojë çmimin 6 lekë.
Sot për sot vetëm kompania KURUM është e lidhur me tension të lartë sepse të lidhësh tension të lartë do të paktën 10 milion euro investim duke bërë një nënstacion të veçantë që të kesh mundësi të përfitosh këtë tarifë dhe KESH-i me këtë kërkesë për të rritur çmimin me tension të lartë jo vetëm godet një kompani shumë serioze n&eu
ml; vend por ai dekurajon gjithë investitorët e tjerë për të investuar në Shqipëri.
Ndërsa edhe për konsumatorët familjarë çmimi në 6 mujorin e parë ishte 5.2 lekë ndërsa sot paguajnë 7 lekë dhe kjo është goditje e rëndë që i bën qeveria buxhetit familjar ku në asnjë vend europian nuk lejohet rritja më shumë se 10% e kostos.
0x323030362d31302d3230 14:42)”