Deklarate per shtyp Mbajtur nga N/kryetari i LSI dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Prof. Dr Sabit Brokaj

Deklarate per shtyp Mbajtur nga N/kryetari i LSI dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Prof. Dr Sabit Brokaj

” Deklarate per shtyp Mbajtur nga N/kryetari i LSI dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Prof. Dr Sabit Brokaj Dje drejtues politikë të Partisë Demokratike legjitimuan zgjedhjet e manipuluara të ardhshme. Dy deklarata e tyre e para se nuk kanë arritur të realizojnë pastrimin e listave të zgjedhësve nga listat e përkohëshme kur angazhimi ishte  që duhet të përfundonte më 20 Tetor dhe ato janë realizuar vetëm 40%. Së dyti miratimi nga ana e tyre e deklaruar se çertifikatat e dhëna deri tani mbi 1 milion do të jenë dokument indetifikimi për zgjedhjet e cila kjo gjë do të thotë legjitimim të zgjedhjeve të manipuluara. Ky deklarim i tyre bie në kundërshtim me marrëveshjen dhe së dyti bie  në kundërshtim me angazhimin publik të kryeministrit Berisha me kryetarin e LSI-së Z. Meta dhe bashkëpuntorët e tij ku u angazhua për kartat identitetit dhe jo për çertifikata false u angazhua për lista dhe për të gjitha kërkesat tona të cilat janë kritere dhe kërkesa absolute për të pasur zgjedhje normale. Gjithashtu ne shprehim shqetësimin tonë se PD-ja me gjithë veprimet e saj politike dhe të administratës së saj shtetërore synon të manipulojë zgjedhjet dhe pikërisht tani që jemi në pragun e datës së zgjedhjeve ata me ndërgjegje deklarojnë se zgjedhjet janë të manipuluara.

Z. Brokaj Qeveria është shumë e monitoruar pas nënshkrimit të MSA-së dhe a mendoni që qeveria mund të manipulojë zgjedhjet. Dhe njëkohësisht ministri Olldashi ka deklaruar që qytetarët nuk dëshirojnë të bëjnë ç’regjistrimin?

Një nga përfaqësuesit e BE-së duke ju përgjigjur situatave në Shqipëri ka thënë një shprehje të artë “djalli fshihet pas imtësirave”. Pikërisht politikanët e PD-së dhe  qeveritarët e saj me këto deklarata të këtij lloji që gjoja qytetarët nuk duan të tërheqin rregjistrimin kemi dëgjuar edhe më parë. Por duhet të kemi parasysh ne apo edhe politik bërësit e PD që këto janë kërkesat e OSBE/ODIHR dhe nuk janë thjesht dëshira. Pushteti lokal dhe Ministria e Brendëshme ka pushtet të plotë mbi gjendjet civile pikërisht lidhur me lëvizjen e këtyre rregjistrimeve pasi ka një kusht të domosdoshëm sepse këta janë familje të cilët kanë lëvizur nga vend-banimet e tyre të dikurshme sepse edhe ata vetë janë të interesuar ti lëvizin rregjistrimet. Pra nuk është i vërtetë ky justifikim i mazhorancës.

Pra ju shpreheni se ministria duhet ta bënte këtë edhe pse qytetarët nuk dëshironin?

Nuk është e saktë shprehja që ata nuk janë dakort sepse ata janë të interesuar pikërisht se nëpërmjet atyre  rregjistrimeve ata realizojnë kërkesat jetësore të tyre në vendbanimin që kanë marrë.

0x323030362d31302d3231 14:52)”