Deklarate per shtyp e zv.Kryetarit te LSI

Deklarate per shtyp e zv.Kryetarit te LSI

Deklarate per shtyp e zv.Kryetarit te LSI prof.Pellumb Xhufi Ridenoncoj në emër të LSI-së tentativën e maxhorancës së Z. Berisha po mundohet të realizoj manipulimin dhe deformimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale duke përjetësuar regjistrin e përkohshëm të zgjedhjeve. Nëpërmjet një regjistri të tillë i cili është shpallur i pavlfshëm nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve lokaleve të 2003 dhe është rekomanduar në mënyrë të prerë që të zhduket si koncept dhe si praktik pikërisht nga këto instance. Mazhoranca aktuale do të manipuloj zgjedhjet do të krijojë një masë pa formë elektorale për të dertiminuar zgjedhjet në zona të veçanta të Shqipërisë posaçërisht në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha.  Unë deklaroj se pranimi  i regjistrit të përkohshëm është në kundërshti flagrant me vet nenet e Kodit Zgjedhor. Posaçërisht me nenin 76/1 i cili në mënyrë të qartë derteminon që kryetarët e bashkive komunave dhe anëtarët e Këshillave Bashkiake/Komunale zgjidhen në mënyrë të drejtëpërdrejt nga qytetarët me vendbanim të qëndrueshëm. Prandaj ne e kondiderojmë të jashtligjshëm çdo tentative për të manipuluar zgjedhësit shqiptar. Ne dëshirojmë të theksojmë se LSI-së dëshiron t’i kthejë shqiptarëve të gjitha të drejtat si qytetar të Europës të Shqipërisë si qytetar të Tiranës dhe qyteteve të tjera. Duke respektuar dinjitetin e tyre duke i pajisur me karta indetiteti të rregullta dhe duke i bërë banor të përhershëm të vendit ku ata banojnë.

 

Duke shfrytëzuar këtë rast i bëj thirrje mediave sepse këto ditë po asistojmë në tentativë diversioni të bëra nga një media afër qeverisë e cila shtrëmbëron deklaratat e drejtuesve të veçantë të LSI-së. Duke dhënë koncepte të cilat nuk përputhen aspak me qëndrimet politike të kësaj lëvizje. Posaçërisht TV Klan ka transmetuar dje një lajm si lajm të ditës ku në fakt kishte të bënte me një konferencë shtypi që unë si zv/ kryetar i LSI-së kam dhënë para një jave ku në mënyrë të   padenjë dhe tepër vulgare janë shtrembëruar deklaratat tona. Unë kam deklaruar në atë rast që 3 kushtet janë të pa kthyeshme dhe në qoftë se mazhoranca realizon këto kushte të vendosura nga opozita do të përbënin më tej edhe premisën për të zhvilluar më tej reformën elektorale dhe reformën në Kodin Zgjedhor. Këto janë fjalët e mia dhe të kolegëve të tjerë të LSI-së ku nuk është hera e parë ku një televizion i shtrembëron ku për fat të keq edhe ndonjë gazetar i pavëmendshëm i ka marr si të mirëqena. Dua të nënvizoj edhe njëherë këtu se LSI-ja si pjesë e rëndësishem e opozitës qëndron e patundur së bashku me partitë e tjera opozitare në kërkesat e saj. Në rast se kjo mazhorancë nuk do të reflektojë nuk do të krijoj premisat për një proçes politik  për një dialog normal politik atëherë të gjitha konsekuencat për hapat e mëtejshme që do marr opozita shqiptare në përgjithësi por edhe LSI-ja  të gjitha pasojat do të bien mbi maxhorancën e Z. Berisha.

 

Z. Xhufi a do të përfshihet këtu bojkoti i komisioneve të niveleve të dyta apo të treta të cilat duhen të konstituhoen pas 20 Gushtit?

 

Si nga vet fjala me proces elektoral do të kuptojmë një sistem pra një proces zinxhir të ecurisë së demokracisë.  Në qoftë se maxhoranca ka krijuar kushtet e mbrapshta  për ta penguar që në fillim procesin zgjedhor atëher është e kot të flasim për hapa të dyta të treta apo të katërta që mund të ndërmeren.
  0x323030362d30382d3134 13:9)