Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI Z. Pëllumb Xhufi

Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI Z. Pëllumb Xhufi

” Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI Z. Pëllumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohet me shqetësimin e shprehur edhe këto ditë të fundit nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë lidhur me krizën parazgjedhore në Shqipëri. Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme ka qënë dhe mbetet një nga angazhimet kryesore të LSI gjë që ajo e ka treguar në vazhdimësi që me krijimin e saj e veçanërisht pas zgjedhjeve të deformuara të 3 korrikut.

Ne na trishton fakti që pas më shumë se 15 vjetë demokraci megjithë përparimet e pamohueshme të arritura në këtë hark kohor në sektor të ndryshëm Shqipëria e në veçanti klasa politike e saj akoma nuk ka kaluar bindshëm provimin e klasës së parë të demokracisë atë të organizimit të zgjedhjeve vërtet të lira e të ndershme.

LSI ka këmbëngulur jo sot por qysh ngahera që plotësimi i standartëve të njohura e të pranuara botërisht përbën garancinë për realizimin me në fund të zgjedhjeve të tilla që të pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të votuesve.
Siç po shihet nyja e vetme e pazgjidhur e krizës aktuale në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë ka mbetur çështja e certifikatave. Ky fakt në vetvete absurd por edhe tragjik është një akuzë për ata që me së shumti mbajnë peshën dhe përgjegjësinë institucionale për organizimin e zgjedhjeve.

Lidhur me certifikatat.

Duke u nisur nga përvoja e hidhur e përdorimit masiv të certifikatave për deformimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 LSI ka bërë presion të vazhdueshëm mbi qeverinë e personalisht mbi Kryeministrin në mënyrë që qytetarët shqiptarë të paiseshin me karta identiteti përpara zgjedhjeve lokale. Ka qënë z. Berisha që në janar të vitit 2006 ka premtuar botërisht se qeveria e tij do ti realizonte kartat e identitetit brënda tre muajve gjithsesi përpara zgjedhjeve lokale. Si shumë premtime të tjera z. Berisha dhe qeveria e tij nuk e realizoi as këtë premtim.

 Por të paktën ai duhet të jetë i pari që duhet të tregojë mirëkuptim dhe konsensus për shqetësimet e opozitës lidhur me autenticitetin e certifikatave. Është një kërkesë që lind nga eksperienca e hidhur e shpërdorimeve me certifikatat në zgjedhjet e kaluara është një kërkesë që lind nga pranimi me fjalë i standartëve të kërkuara vazhdimisht edhe nga OSBE/ODIHR dhe që lind nga vetë premtimet specifike  për këtë çështje nga vetë kryeministri.

Në këto kushte si pjesë e opozitës shqiptare LSI i bën thirrje arsyes së shëndoshë që nuk mungon tek mazhoranca aktuale që të tregojë përgjegjësinë dhe angazhimin e saj me serioz për ti dhënë një shans zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të plotesojë kështu angazhimin e parë që ajo morri para shqiptarëve e para komunitetit ndërkombëtar të nesërmen e zgjedhjeve të 3 korrikut.

Nga ana e vet LSI ashtu sic e ka treguar deri tani do të ofrojë të gjithë basshkëpunimin e saj dhe do të vazhdojë të bëjë të gjithë presionin e duhur pozitiv në mënyrë që ky shbllokim të ndodhë në mënyrë urgjente për të respektuar kështu edhe afatet ligjore që nuk tolerojnë më asnjë vonesë.

0x323030372d30312d3035 12:36)”