Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI z. Pellumb Xhufi

Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI z. Pellumb Xhufi

” Deklarate per shtyp e Zv. Kryetarit te LSI z. Pellumb Xhufi Jemi përpara jush për të shprehur një shqetësim që lidhet me këtë fazë të fushatës dhe që ka të bëj me funksionimin e koalicionit “Bashkë për të Ardhmen” në funksion të të fitores së sigurtë të së majtës në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit.

Opinioni është njohur tashmë me fenomenin amoral të kandidimit si të pavarur të një numëri drejtuesish lokalë kryesisht nga Partia Socialiste.  Ky akt është në kundërshtim të hapur me frymën dhe obligimet e marrëveshjes së forcave opozitare  për ndarjen e përgjegjësive në garën elektorale të 18 shkurtit.

Tashmë është e qartë se frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë të kësaj tentative të ulët për përçarjen e së majtës dhe  dhe prishjen e klimës së bashkëpunimit e mirëbesimit janë deputet të veçantë të PS-së të cilët vazhdojnë t’i konsiderojnë zonat elektorale si çifligje politike. Ne i denoncojmë këta individë meskinë dhe të pa moralshëm si minues së bashkëpunimit dhe si përçuesit e përpjekjeve tinzare për përçarje dhe diversion brënda së majtës.  

Në emër të fitores tashmë të sigurtë kundër mazhorancës së Sali Berishës i kërkojmë PS-së dhe të gjithë elektoratit socialist të distancohen haptazi nga këta individë dhe nga loja që ata bëjnë me kandidatët e pavarur.

LSI i konsideron ata si të rreshtuar haptazi në krahun e kundërshtarit pra të Berishës dhe është e vendosur që ata të mos jenë pjesë e bashkëpunimit tonë të ardhshëm me PS-në.

Ne shprehim bindjen se Partia Socialiste do të dijë t’i jap përgjigjen e duhur elementëve të tillë intrigantë e parçarës.
Shprehim gjithashtu sigurin dhe bindjen se pavarësisht elementëve përaçarës koalicioni i majtë “Bashkë për të Ardhmen” do të sigurojë në 18 shkurt një fitore të merituar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

0x323030372d30322d3036 12:46)”