16 Feb Deklarate per shtyp e zv. Kryetarit te LSI z. Edmond Haxhinasto
Deklarate per shtyp e zv. Kryetarit te LSI z. Edmond Haxhinasto Edmond Haxhinasto
Zevendeskryetar i LSI
LSI: Te nis dialogu per Reformën Zgjedhore.
Vleresoj se ka ardhur koha qe opozita te beje nje reflektim te thelle mbi kursin politik ku eshte futur duke shperdoruar edhe sakrificat njerezore te qytetareve te thjeshte.
Lidershipi i PS po perpiqet te jape idene se veprimet e saj kane mbeshtetje nderkombetare. Ky eshte nje shperdorim i madh qe opozita po ben me kredibilitetin e mbetur.
OSBE/ODIHR si organizata me e gjere e sigurise ne Evrope e pertej saj te gjithe vendet anetare te saj ashtu sic eshte bere e qarte ne vazhdimesi e kane dhene gjykimin e tyre perfundimtar per zgjedhjet e 28 qershorit si “zgjedhjet me te mira deri me sot” dhe kane ofruar rekomandimet si duhen permiresuar standartet per te ardhmen.
Ne kete konkluzion kane arritur edhe organizatat tona partnere si Parlamenti dhe Keshilli Evropian SHBA NATO e Keshilli i Evropes.
Kete po e bejne çdo dite edhe forumet me te rendesishme te familjes se socialisteve evropiane.
Gjej rastin te pershendes edhe deklarimin me te fundit te PSE nepermjet Sekretarit te saj te Pergjithshem Cordery i cili u shpreh qarte qe mbeshtet negociatat per reformen per zgjedhjet e ardheshme.
Une perseris kerkesen e LSI per fillimin sa me pare te dialogut politik ne funksion të reformes se ardhshme zgjedhore me qellim qe te mos kemi as kontestime as greva urije ne te ardhmen.
Ky eshte objektivi nga i cili perfitojne gjithe shqiptaret jane apo nuk jane mbeshtetes te opozites. 0x323031302d30352d3133 11:24)