14 Feb Deklarate per shtyp e Sekretarit tei Përgjithshëm tei LSI
” Deklarate per shtyp e Sekretarit tei Përgjithshëm tei LSI z.Petrit Vasili Shkelja dhe dhunimi i vazhdueshem i kushtetutes dhe ligjeve nga maxhoraqnca aktuale te cilat kane qene nje shqetesim i madh politik per opoziten tashme jane kthyer ne nje preokupacion serioz edhe per Keshillin e Europes.
Veprimet flagrante te maxhorances ne shkelje te hapur te ligjeve qe nga vjedhja e anetarit te KQZ-se opozites e deri tek miratimi i ligjeve antikushtetuese ndaj te cileve ne perputhje me kushtetuten kane reaguar Presidenti i Republikes dhe Gjykata Kushteuese kane pasur nje pershkallezim te rrezikshem i cili ka shqetesuar thellesisht tashme edhe intancat me te larta europiane. Shnderrimi i prefekteve ne police politike dhe dhunues te autonomise vendore jane prova evidente te strategjise se maxhorances per kapjen e shtetit dhe shndrrimin e Shqiperise ne ne rregjim autokratik dhe me tendence te qarte drejt centralimit ekstrem qeveritar me ngjyrim diktatorial.
Raporti i Kongresit te Autoriteve Lokale si pjese e Keshillit te Europes evidenton qarte dhe pa ekuivok se menyra e veprimit te maxhorances aktuale po synon te asgjesoje autonomine lokale dhe ta ktheje pushtetin lokal ne nje mekanizem inekzistent dhe kukull te pushtetit.
Kjo menyre veprimi largon shume Shqiperine nga aspiratat e integrimit ne BE ku nje moment shume delikat eshte thellimi i decentralizimit dhe autonimise lokale duke cuar qeversisjen dhe zgjidhjen e problemeve sa me prane qyatareve si dhe duke luftuar ne ket menyre korrupsionin galopant.
Perfshirja arbitare e prefekteve ne procesin e hartimit te listave te zgjedhesve pervec se nxin ne menyre te metejshme rolin e tyre demaskon gjithashtu hapur strategjine e PD per manipulimin masiv te zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe perfshirjen e ketyre prefekteve si aktore kryesore ne krimin dhe korrupsionin elektoral.
Opozita e bashkuar do te ndaloje me te gjitha format demokratike te gjithe kete strategji manipulimi te maxhorances dhe per kete qellim ajo nuk do te rreshte ne veprimtarine e saj intensive ne cdo pellembe te Shqiperise por edhe ne cdo zyre te partnereve nderkombetare per demaskimin e kesaj strategjie teper te rrezikshme dhe me pasoja katastrofike per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve.
0x323030362d30392d3234 FJALIME 14:6)”