14 Feb Deklarate per shtyp e Sekretarit te Përgjithshëm te LSI
” Deklarate per shtyp e Sekretarit te Përgjithshëm te LSI z.Petrit Vasili Vasili: Në një situatë të tillë kritike pra të një skandali të vërtetë shtetëror kërkojmë publikisht bllokimin e menjëhershëm të shpërndarjes së certifikatave tërheqjen e të gjithë stokut të tyre dhe asgjesimin e djegien e tyre publike.
Të fillohet hetimi për ata zyrtarë të të gjitha niveleve që kanë guxuar të shkaktojnë një skandal të tillë me përmasa kombëtare duke cuar përgjegjësit përpara drejtësisë e duke u dhënë dënimin e merituar.
Nga Sekretari i Pëgjithshëm Petrit Vasili
Marrëdhënia e qytetarit me shtetin lidhur me problemin e certifikatave ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe me pasoja shumë të mëdha në të gjithë planet duke rrënuar imazhin e shtetit brënda dhe jashtë vendit.
Prodhimi dhe shpërndarja e një dokumenti me rëndësi jetike për qytetarët krejtësisht të pasigurtë dhe lehtësisht të fallsifikueshëm e ka vënë shtetin shqiptar me shpatulla për muri duke e shndrruar atë në mashtruesin e qytetarëve të tij.
Në një situatë të tillë qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se shteti i tyre është tallur me ta dhe u ka dhënë një dokument që nuk vlen asgjë plotësisht të dyshimtë e që nuk u garanton atyre asgjë përvecse u hap probleme të shumta në komunikimin e qytetarëve me zyrat e të gjitha niveleve të shtetit shqiptar dhe të përfaqësive diplomatike të huaja ky qytetaret shkojnë për tu paisur me viza apo për dhjetra probleme pronësiebashkimi familjarbisnesi etj.
Në një situatë të tillë kritike pra të një skandali të vërtetë shtetëror kërkojmë publikisht bllokimin e menjëhershëm të shpërndarjes së certifikatave tërheqjen e të gjithë stokut të tyre dhe asgjesimin e djegien e tyre publike.
Të fillohet hetimi për ata zyrtarë të të gjitha niveleve që kanë guxuar të shkaktojnë një skandal të tillë me përmasa kombëtare duke cuar përgjegjësit përpara drejtësisë e duke u dhënë dënimin e merituar.
Në mënyrë kategorike opozita deklaron se nuk do të pajtohet kurrë me praninë e certifikatave të tilla në procesin e ardhshëm zgjedhor dhe ajo nuk do të marrë pjesë në një proces zgjedhor të tillë ku manipulimi i zgjedhjeve është evident dhe i paralajmëruar.
0x323030362d31302d3033 14:37)”