Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama Luan Rama

Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së

Tiranë më 12 maj

 

Sot në ditën e 12 të grevës së urisë  së Partisë Socialiste nuk mund të mos shpreh në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrimin shqetësimin për faktin që nuk po gjendet vullneti për të ulur palët në dialogun politik dhe për të shkuar drejt një zgjidhjeje që të shpreh në thelb jo vetëm angazhimin atdhetar dhe padyshim edhe dimensionin qytetar të forcave politike në vend por të shpreh gjithashtu edhe faktin që forcat politike dinë të tejkalojnë interesat parciale në të mirë të interesave të vendit.

 

Zyrtarisht në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoj dhe deklaroj mbështetjen e plotë të qëndrimit të shprehur edhe dje nga Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian z. Stefan Fule në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që respekton Kushtetutën institucionet dhe gjykatat.

 

Është koha për të mos vazhduar më tej me retorikë dhe as me gjuhën e presioneve apo të ultimatumeve por është koha për të gjetur atë zgjidhje që presin të gjithë qytetarët e vendit. Natyrisht për të gjetur atë zgjidhje që rekomandojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët janë në rastin konkret më vëmendjen e tyre me prononcimin dhe angazhimin konkret një mbështetje në të mirë të zgjidhjes përmes dialogut politik.

Shprehja e qartë e z. Fule për zgjidhjen e situatës në funksion të Kushtetutës institucioneve apo gjykatave nuk parashikon zgjidhjen e rrugës zgjidhjen përmes imponimit. Nuk ka asnjë shqiptar me sado pak vetëdije qytetare dhe atdhetare të mos kuptojë domosdoshmërinë dhe rëndësinë që merr në këtë moment zgjidhja përmes dialogut politik.

 

Në kuptimin njerëzor në kuptimin qytetar natyrisht unë shpreh keqardhje dhe dhimbje njerëzore për sakrificën sublime që bëjnë deputetet e Partisë Socialiste dhe simpatizantët e tyre por ndërkaq e ftoj lidershipin e PS-së të kuptojë domosdoshmërinë e veprimit politik edhe për të parandaluar rrezikimin e mëtejshëm të jetës së grevistëve. Sepse në raste të tilla më i rëndësishëm është veprimi në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe është dënueshëm mosveprimi për të parandaluar pasoja në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve.

 

Kauza e përbashkët pavarësisht nga përkatësitë partiake është Shqipëria europiane. Kauza e përbashkët është t’ju shërbejmë interesave të vendit dhe në këtë kontekst me përgjegjësi është koha tu ngritur mbi interesat partiake. Mbi atë që ka të bëjë me sedrën apo egon partiake të cilitdo individ në të mirë të një veprimi që i shërben interesave të vendit.

 

Me përgjegjësi qytetare Lëvizja Socialiste për Integrim e bën edhe një herë publik apeli e vet për ti ftuar palët në dialog politik për të inkurajuar çdo iniciativë që shërben zgjidhjes politike në respekt të Kushtetutës institucioneve të garantimit të transparencës dhe të zgjidhjeve normale në një shtet europian që kur palët kanë konflikt i drejtohen gjykatës dhe nga ana tjetër garanton se do të bëjë maksimumin dhe do të jap çdo kontribut të saj në të mirë të zgjidhjes së çdo dialogu politik në respekt të institucioneve të vendit.

 

Edhe një herë apeloj me shumë përgjegjësi qytetare dhe politike se duhet të ngrihemi mbi interesat partiake dhe në respekt edhe të sakrificës sublime që po bëjnë grevistët e urisë të gjejmë zgjidhje që eviton rrezikun e mëtejshëm të jetës së tyre. Të gjejmë zgjidhje që respekton dhe që në fund të fundit na bashkon të gjithëve në atë që është interesi i përbashkët duke respektuar identitetet politike të faktorëve politik por e theksoj edhe njëherë që mbi të gjitha duhet të respektojmë interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë europiane. 0x323031302d30352d3132 Luan Rama.JPG 13:21)