Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Sekretari i Përgjithshëm i LSI

Dëshiroj dhe një herë të risjell në vëmendjen tuaj faktin që tryeza e iniciuar nga kryetari i PD-së dhe në të cilën u ftuan partitë parlamentare dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të nisur procesin e  diskutimit dhe të debatit për të realizuar reformën zgjedhore është një moment i rëndësishëm dhe shprehje e vëmendjes dhe e angazhimit real për të realizuar  më në fund këtë reformë e cila është e  lidhur me procesin më të rëndësishëm që dëshmon cilësinë dhe stabilitetin e funksionimit demokratik të vendit që janë zgjedhjet  e lira korrekte dhe të ndershme.

 

LSI mori pjesë ne tryezën e  thirrur nga Z. Berisha me angazhimin për të qenë pjesë  e kontributit për të  bërë të mundur realizimin e  reformës zgjedhore. Mori pjesë me përgjegjshmërinë e  një force politike serioze që është  e gatshme të përballojë sfida të tilla të rëndësishme po nga ana tjetër mori pjesë edhe sepse prej kohësh vetë LSI ka insistuar dhe ka këmbëngulur në realizimin  e reformës zgjedhore si një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

 

Prania në këtë tryezë e kreut të PS-së u perceptua si një shenjë pozitive si një sinjal që edhe socialistët më në fund po e kuptojnë domosdoshmërinë  e pjesëmarrjes dhe të kontributit pozitiv për realizimin e  reformës zgjedhore paçka se inkonseguencat në qëndrimet e  tyre janë bërë tashmë një fenomen i zakonshëm.

 

Domethënë një ditë më parë një përfaqësues i lartë i lidershipit të PS-së tha që tryeza e Berishës është provokim dhe që nuk do të merrnin pjesë ndërkaq kryetari erdhi duke sjellë në vëmendjen  e pjesëmarrësve në tryezë një të ashtuquajtur ofertë për kapërcimin e  situatës por nga ana tjetër kjo ofertë u shoqërua me kushte të njohura dhe për të cilat lidershpi socialist nuk është se po ofron mundësinë  e uljes në tryezën e dialogut apo të bashkëpunimit për të kapërcyer dhe problemet e hapura prej tyre që pas zgjedhjeve të kaluara.

 

Qëndrime te tilla groteske apo që ngjajnë me një parodi në fakt janë shenjë e papjekurisë politike nga njëra anë e lidershipit socialist dhe nga ana tjetër janë shenjë e mungesës së respektit për vetë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e PS_së. Gjithsesi kjo është ceshtje  tyre. E  rëndësishme është të kuptojnë që duhet të shfaqen me përgjegjësitë e një opozitë evropiane. Është e rëndësishme të kuptojnë që pjesëmarrja dhe jo largimi që angazhimi real dhe jo demagogjia që kontributi real dhe jo përpjekjet për ta bllokuar procesin janë ato që duan qytetarët shqiptarë janë ato që duhet të bëjnë në fakt të gjithë aktorët seriozë dhe të rëndësishëm në vend.

 

Unë në emër të LSI-së e ftoj lidershipin socialist të kuptojë dhe më në fund të bëhet pjesë  në këtë proces të rëndësishëm që nuk është i rëndësishëm për interesant e një partie po është i rëndësishëm për standardet evropiane në të cilat duhet të mbërrijë Shqipëria edhe në realizimin e  zgjedhjeve. Është i rëndësishëm kontributi dhe angazhimi i tyre edhe për t’iu përgjigjur pozitivisht angazhimit sakrificave përkushtimit të anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së të cilët nuk e  meritojnë të jenë jashtë proceseve integruese nuk e meritojnë të mbeten jashtë proceseve që i kontribuojnë ecurisë me ritmin më të shpejtë të reformave në të cilat është përfshirë vendi që nuk e meritojnë që lidershipi socialist të bllokojë projekte serioze dhe të rëndësishme të asistencës së qeverisë së SHBA-së apo të bllokojë të tilla nisma dhe iniciativa që lidhen me standardet demokratike dhe evropiane të zgjedhjeve.

 

Cilësia e zgjedhjeve serioziteti i zgjedhjeve transparenca e zgjedhjeve duket dhe merr formë që në momentin e angazhimit për të përmbushur ato rekomandime apo ato sugjerime që bën rezoluta e PE-së të cilat vijnë në përputhje dhe me qëndrimet dhe propozimet e njohura e bëra nga OSBE-ODIHR.

 

Prandaj dhe një herë po theksoj se LSI pret seriozitet angazhim pjesëmarrje kontribute pozitive me qëllim  që të gjithë së bashku të bëjmë të mundur realizimin tërësor të reformës zgjedhore një komponente e rëndësishme e cilësisë së reformave institucionale evropianizuese në të cilat është përfshirë në mënyrë të pakthyeshme Shqipëria evropiane.

0x323031302d31302d3233 Luan Rama.jpg 16:55)