16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Konferencë për Shtyp
Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm
Faleminderit për prezencën dhe vëmendjen tuaj të vazhdueshme.
Dëshiroj së pari t’ju bëj të ditur së LSI si forcë e lëvizjes evropiane në Shqipëri dhe si forcë që përfaqëson vlera integrimi dhe hapësira bashkëpunimi është në një fazë të rëndësishme të zhvillimeve të saj të brendshme pasi ka përmbyllur me sukses përmes një fushate model të zgjedhjeve të drejtuesve të LSI-së së kryeqytetit.
Është tani në momentin i riorganizimit dhe të strukturimit tërësor të saj proces që do të shtrihet në të gjithë vendin dhe që është i pandashëm nga vlera tjetër që përfaqëson dhe që i qëndron me shumë konsistencë LSI-ja dhe që ka të bëjë me të qenit parti e hapur për të bashkëpunuar dhe për të pranuar kontribute që i shërbejnë zhvillimit evropian të vendit nga bota akademike bota intelektuale përfaqësues nga grupet e interesit të shoqërisë civile në mënyrë të veçantë të të rinjve për të krijuar kështu së bashku një ansambël pune dhe energjish pozitive për të përshpejtuar të gjitha proceset ku ne jemi tashmë të angazhuar në mënyrë serioze dhe korrekte dhe për ta kthyer modelin e funksionimit të LSI-së në një model evropian edhe për faktorë të tjerë politikë në vend.
Në këtë funksion ne do të organizojmë ditën e hënë në datën 11 tetor ora 17:00 edhe një konventë të madhe të LSI-së së kryeqytetit për të shpalosur atje prioritetet dhe ambiciet tona politike dhe qeverisëse dhe e bëjmë këtë në një forum të hapur për të qenë gjithashtu të hapur edhe përballë publikut shqiptar përballë votuesve me qëllim që ata të njohin më mirë gjithçka që ne ofrojmë dhe të jenë pjesë gjithashtu e këtij angazhimi dhe e këtij kontributi i cili theksoj synon të bashkojë të gjitha kontributet energjitë pozitive që ta çojnë LSI-në drejt përmbushjes me suksese dhe me fitore dhe në ballafaqimet politike dhe elektorale të ardhshme duke filluar padyshim me bashkinë e Tiranës dhe më pas me të gjitha bashkitë e tjera ku do të ketë zgjedhje për qeverisjen vendore vitin e ardhshëm.
Z. Rama a do t’i bashkohet Vangjel Tavo LSI-së?
Nuk është e rastit që vëmendja juaj është e fokusuar tek z. Tavo i cili për mua është një mik i veçantë me të cilin njihem prej gati 20 vitesh e kemi qenë kontributorë që në themelimin PS-së dhe vazhdim. Ajo çka mund të them unë sot është padyshim konsiderata dhe respekti i veçantë që kam për të si një njeri me integritet politik të spikatur si nj prej përfaqësuesve socialistë në pushtetin legjislativ nga më të votuarit dhe pa dyshim si një prej socialistëve nga më të mbështeturit në bazën e PS-së por dhe më gjerë në elektoratin që e voton. Çdo veprim politik i tij është ekskluzivisht produkt i integritetit të tij në vendimmarrje dhe nga kjo pikëpamje unë e konsideroj lëvizjen e tij shenjë të këtij integriteti dhe natyrisht respekt që ai shfaq për të gjithë socialistët që e mbështesin atë. Unë nuk dua të bëj asnjë prognozë dhe as që të hamendësoj se çfarë do të bëjë z. Tavo por di të them se e vlerësoj maksimalisht faktin që ai ka deklaruar se është dhe mbetet një socialist një socialist evropian që ka ende kontribute për të dhënë për të majtën evropiane në Shqipëri kontribute për shkak të përfaqësimit që ka në Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo gjë tjetër përballë kësaj që është më e madhe për mua nuk ka vend për tu konsideruar më shumë.
A është e vërtetë që ju i keni kërkuar PD-së që të tërheqë kandidaturën e shumëpërfolur për Bashkinë e Tiranës Lulëzim Bashën sepse ju doni të vendosni Monika Kryemadhin?
Jo nuk është e vërtetë. Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë sepse me PD-në ne nuk jemi në fazën e diskutimit të emrave që do të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës. Është e rëndësishëm që bashkëpunimi me qeverinë e koalicionit të integrimit PD-LSI është bashkëpunim solid dhe korrekt. Qëndrimet mbi principe të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit bashkohen mbi një marrëveshje shuam serioze të nënshkruar që me themelimin e kësaj qeverie apo të koalicionit që ka prodhuar këtë qeveri dhe që sa vjen e shfaqet gjithnjë e më shumë me respektin reciprok të palëve për ta respektuar me rigorozitet këtë marrëveshje dhe natyrisht përballë këtij soliditeti dhe qëndrueshmërisë që ka ky koalicion të gjitha zgjidhjet e tjera do të vijnë natyrshëm dhe në një proces të hapur bashkëpunimi dhe luajaliteti duke ofruar kandidaturat më të mira që çojnë tek fitorja e flamurit të partisë por tek fitorja e qytetarëve të Tiranës në rastin konkret por dhe më gjerë pastaj tek fitorja e koalicionit të integrimit evropian.
Kjo dot ë thotë që do të dilni me kandidatë të përbashkët apo secili do të ketë kandidatët e saj për bashkitë?
Kjo do të thotë atë që thashë. Bashkëpunimi korrekt funksionimi i qëndrueshëm dhe soliditeti i qeverisjes krijon mundësi për të gjetur padyshim emra fituesish emra dinjitozë dhe që të ofrojnë platforma fituese për tërë sfidën elektorale dhe politike të radhës.
A është e vërtetë që largimi i z. Tavo i cili pritet t’i bashkëngjitet LSI-së është iniciuar nga Fatos Nano?
z. Fatos Nano lideri historik i PS_së dhe i të majtës evropiane shqiptare jo vetëm në vlerësimin tim por dhe në vlerësimin e të tjerëve mbetet pa dyshim kontributori më i rëndësishëm për gjithçka ka ndodhur në të majtën shqiptare. Unë nuk mund të flas këtu për gj&eum
l;rat që kanë të bëjnë me qëndrimet dhe hipotezat mbi qëndrimet e mundshme të z. Tavo i cili është njëri prej bashkëthemeluesve të PS-së me kryethemeluesin PS-së Fatos Nano mund të them që angazhimet e kontributet e tij janë gjithnjë dobiprurëse dhe produktive të cilat i kanë tejkaluar në të gjitha raste ku ai është shfaqur me përgjegjësitë e një lideri politik interesat parciale apo të grupeve. Si lider historik me atë lidhje t pakontestueshme dhe shumëfunksionale që ai ka me gjithë të majtën në Shqipëri unë shpresoj dhe besoj që z. Nano do të dijë të bëjë gjithnjë më të mirën e mundshme për të majtën evropiane shqiptare dhe për çfarë ka nevojë për kontributet e tij në të mirë të tërë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Me gjithë këto vlerësime për z. Nano mos do ta ftoni dhe atë në LSI?
Vlerësimet e mia nuk kanë asnjë gjë hiperbolike janë thjesht një qëndrim i imi për gjithçka më lidh mua me PS-në dhe nuk janë pak por janë një jetë e tërë dhe për gjithçka që ka bërë z. Nano për PS që gjithashtu nuk është pak dhe çdo konsideratë është konsideratë e imja dhe ju keni të drejtën e plotë ta merrni atë me gjithë seriozitetin. Askush nuk e konteston rolin e z. Nano në kreun e PS rolin e veçantë të z. Nano për modernizimin e të majtës shqiptare dhe gjithçka tjetër ai bën në këtë funksion padyshim është kontribut që meriton respekt dhe hapësirat e nevojshme që ky kontribut të jetë gjithmonë energji pozitive për të mirën e së majtës në Shqipëri dhe të vendit.
Cili është kontributi që po jep LSI për riformatimin e kodit zgjedhor kur dihet se vetëm 8 muaj na ndajnë nga zgjedhjet dhe për momentin duket sikur kjo është harruar si ceshtje?
Ne në asnjë moment nuk e kemi jashtë vëmendjes madje e kemi prioritet reformën zgjedhore në tërësi dhe padyshim njëri prej argumenteve më të rëndësishëm që lind prej reformës zgjedhore është dhe çështja e qëndrimit ndaj kodit zgjedhor. Ne kemi insistuar insistojmë dhe vazhdojmë ti ftojmë faktorët e rëndësishëm politikë të vendit por edhe të gjithë faktorët që kanë kontribute pozitive që të bëhen pjesë e këtij procesi