16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate: Luan Rama
Sekretar i Pergjithshem i LSI.
Nisja e sezonit të ri politik e vë natyrshëm politikën shqiptare në mënyrë të veçantë Kuvendin e Shqipërisë përballë përgjegjësisë për të realizuar dhe përmbushur disa detyra të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin apo ecurinë të mëtejshme të vendit në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian.
Natyrisht në vlerësimin e LSI domosdoshmëria e zbatimit të rezolutës së Parlamentit
Evropian është një çështje prioritare përmendim rastin edhe një herë që për shkak të përgjegjësisë që duhet të respektojë politika shqiptare ndaj stadeve të interesave të vendit ti shtojë aktorët politikë në mënyrë të veçantë të ftojë Partinë Socialiste që të jetë pjesë e angazhimit për ta zbatuar këtë rezolutë pasi në të janë të shprehura qartë saktë dhe pa ekouvokte detyrat që duhet të përmbushen me qëllim që vendi të mos jetë jo vetëm pre e trilleve politike që burojnë apo interesave që s’kanë të bëjnë me interesat e vendit.
Por përkundrazi të gjithë aktorët politikë në mënyrë të vecantë ata parlamentarë të japin kontribute pozitive dhe të dëshmojnë kështu realisht që janë në kahjen e interesave të vendit që janë rrjedhën e zhvillimeve evropiane të vendit dhe që realisht duan të jenë pjesë e këtij kontributi që lidhet me këto interesa madhore.
Natyrisht që është edhe njëherë e rëndësishme të theksoj që domosdoshmërisht duhet shkuar te reforma zgjedhore tek reflektimi në draftet që e përmirësojnë tërësinë e korpusit ligjor mbi të cilat zhvillohen zgjedhjet të gjitha sensibiliteteve prioriteteve për të cilat është folur shumë por në fakt është bërë shumë pak ose s’është bërë asgjë deri tani.
LSI jo vetëm është ë gatshme por ka projekte ka draftet e saj të cilat natyrshmit mund të jenë objekt i tryezës së reformës zgjedhore.
Por nga ana tjetër ajo çka ne kërkojmë është domosdoshmërisht angazhimi me shumë seriozitet me kontribute pozitive për të realizuar atë reformë zgjedhore që rekomandojnë në mënyrë të veçantë OSBE/ ODIHR por gjithashtu është e lidhur kjo me domosdoshmerinë që Shqipëria të realizojë përfundimisht zgjedhje të standardeve evropiane zgjedhje që të mos ketë më asnjë pretekst për ti kontestuar dhe ajo që është e rëndësishme të realizohet transparenca e nevojshme që qytetari të kuptojë si administrohet dhe çfarë vlere merr vota që ai jep.
Sigurisht që këto kërkojnë angazhim real kërkojnë kontribute reale dhe nuk mund të zgjidhen nga konferencat e shtypit.
Nga Akuzat dhe kundra akuzat dëshmojnë jo vetëm shterpsi alternative por dhe mungesë respketi për institucionet e shteti ligjor të shtetit të së drejtës.
Gjithkush që ka fakte prova dëshmi të shfaqjeve korruptive apo abuzimit me pushtetin të drejtohet në organin që ligji i autorizon të veprojë dhe të mbajë qëndrim ligjor ndaj këtyre proceseve dhe të mos bëhet pengesë për realizimin e këtyre prioriteteve.
Natyrisht edhe njëherë i mëshojë idesë të domosdoshmërisë për ta zbatuar rezolutën e parlamentit evropian dhe për të reflektuar me shumë përgjegjësi si nj vend europian si faktor politik europian që sillet në mënyrë europiane përballë interesave evropiane të shqipërisë europiane.
z. Rama edhe Partia Socialiste të njëjtën gje deklaron që duhet zbatuar rezoluta a do ketë ndonjë lëvizje për ti bashkuar këto qëndrime në sezonin e ri parlamentarë?
Natyrisht nëse rezolutën e lexon me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të angazhimit për të reflektuar me përgjegjshmëri nuk ka vend për spekulim por ka vend për angazhim real. Angazhim real do të thotë që dhe PS të kontribuojë për të realizuar tryezën e dialogut politik pa kushte.
E dyta për të reflektuar dhe për të ofruar në këtë tryezë draftin e vet projektin e vet dhe mënyrën se si konkretizohen ato ç’ka kërkon rezoluta e parlamentit evropian. Kam përshtypjen që në atë mënyrë se si është shfaqur lidershipi socialist dëshmon se e ka lexuar së prapthi rezolutën dhe kërkon të përligj në fund të fundit dështimin e të gjithë aksionit politik që ajo ndërtoi mbi atë që të gjithë tashmë e njohin si transparencë e zgjedhjeve.
Transparenca e zgjedhjeve nuk bëhet nga konferencat e shtypit por me projektin konkret me ndryshmin konkret në kodin zgjedhor me ligjin konkret që e bën të mundur dhe vendos projekt të standartit evropian mbi baza ligjore dhe jo mbi baza volumtariste dhe mbi baza të pasionit politik. prandaj duke mos neglizhuar asnjë sensibilitet LSI i fton palët te kjo hulli e kontributeve të përbashkëta e dialogut produktiv që nuk i shtyn dhe palët për të reflektuar në mënyrë të përgjegjshme ndaj rezolutës të parlamentit evropian por që del përpara shqiptarëve me seriozitetin që meriton shoqëria shqiptare dhe qytetari shqiptarë. Seriozitet do të thotë drafti është ky projekti është ky zgjidhja që ne ofrojmë është kjo dhe ajde të ulemi të gjejmë zgjidhjen e mundshme.
0x323031302d30382d3236 Luan Rama.jpg 14:57)