Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama Më lejoni që t‘ju bëj të ditur se pavarësisht faktit që gushti përgjithësisht është muaj pushimesh strukturat e LSI-së në të gjitha nivelet janë të angazhuara dhe po punojnë maksimalisht për të krijuar jo vetëm një njohje sa më të plotë të tendencës apo të sensibiliteteve që kanë votuesit shqiptarë për t’u përgatitur më mirë në funksion të ballafaqimit elektoral të zgjedhjeve të ardhshme për qeverisjen vendore por edhe për të patur apo realizuar një qasje sa më realiste në funksion të përmbushjes së objektivave tona politike dhe elektorale që synojnë natyrisht jo thjeshtë dhe vetëm përmirësimin e rezultateve të deritanishme që ka arritur LSI në zgjedhje por ajo që është më e rëndësishmja edhe për të garantuar fitore në shumë prej njësive të qeverisjes  vendore.

 

Natyrisht kam ndjekur me vëmendje dhe përpiqem të lexoj edhe nga disa përllogaritje apo kalkulime matematike të shifrave që bëjnë analistë të ndryshëm apo përfaqësues të ndryshëm të organeve të shtypit për të kuptuar jo thjeshte vetëm naivitetin e tyre në mënyrën sesi e bëjnë këtë përllogaritje por ajo çfarë është më e rëndësishmja për të evidentuar faktin që kjo mënyrë e të mbledhurit të shifrave dhe reflektimi gjithashtu naiv mbi to jo vetëm që nuk e nxjerr dot nga bregu i të mundurit PS-në por vazhdon të ushqejë tek ajo iluzionin e gabuar dhe vazhdon të na japë mesazhin se lidershipi i asaj partie nuk e ka kuptuar dhe vazhdon të mos e kuptojë që sjellja në këtë mënyrë dhe leximi i gabuar i shifrave do të vazhdojë ta lërë atë në opozitë edhe në zgjedhjet e  ardhshme.

 

Unë e kuptoj dhe e di që në bazën në anëtarësinë e PS dominon logjika realiste por për fat të keq atë nuk e pyet njeri dhe lidershipi vazhdon të bëjë llogaritjet siç i ka bërë edhe vitin e kaluar siç bëri edhe 5 vjet më parë në zgjedhjet e 2005 dhe vazhdon të mos e kuptojë se sjellja armiqësore ndaj LSI e ka lënë PS në opozitë në dy zgjedhje të përgjithshme politike dhe do të vazhdojë të lërë në opozitë për sa kohë lidershipi socialist të vazhdojë të mos ofrojë alternative të mos sillet si opozitë europiane por të reflektojë në mënyrën më paradoksale se është dëshmi apo thënë në mënyrë më metaforike se është monument i politikës së vjetër.

 

Një vit pas bashkëqeverisjes me PD dhe me koalicionin që ajo drejton LSI është një forcë politike më e konsoliduar është gjithashtu me identitet më të spikatur dhe për shkak të angazhimit tonë në qeverisje e cila nuk lidhej vetëm apo thjeshtë me ndarje të të disa funksioneve në nivele të qeverisjes por lidhej me një angazhim politik dhe shumë të përgjegjshëm për të kontribuar për procesin e pakthyeshëm europianizues të vendit. Për të kontribuar për konsolidimin e institucioneve për të shmangur dhe për të mos lejuar riciklimin e krizës politike në qeverisjes për t’u ofruar qytetarëve një qeverisje më të mirë. Pra LSI-ja jo vetëm kontribuoi për këtë por sot një vit më pas Shqipëria është më europiane është më pranë përmbushjes së angazhimeve të saj madhore dhe strategjike që kanë të bëjnë me tërësinë e procesit të integrimit evropian. Natyrisht është më pranë dhe në vigjilje të mbylljes së procesit të liberalizmit të vizave por ndërkaq Shqipëria është gjithashtu një shtet më i konsoliduar është një shtet më funksional për sa i përket qëndrueshmërisë dhe rolit kushtetues që luajnë institucionet.

Në mënyrë më të përmbledhur Shqipëria natyrisht më gjithë problemet e saj që ka është shumë më mirë se sa një vit më parë dhe për këtë shkak apo për këtë realitet padyshim që ka kontributin e saj në qeverisjen e vendit edhe LSI ka kontributin e sajë si një faktor dhe aktor i rëndësishëm në vend padyshim edhe LSI.

Do të thotë që ne kemi një përvojë tashmë të konsoliduar të bashkëqeverisjes kemi gjithashtu një model të funksionimit korrekt dhe efikas të koalicionit dhe mbi këtë bazë do të ofrojmë në ditët në vijim jo vetëm se çfarë jemi në gjendje ne të bëjmë për të qenë fitues në zgjedhjet e ardhshme lokale por gjithashtu edhe për të kontribuar gjithnjë e më shumë për sa i përket reformave tërësore në të cilat është përfshirë vendi përsa i përket reformave europianizuese në mënyrë të veçantë dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja dhe që mbetet prioritet konstant i LSI-së është kontributi ynë konkret dhe real në lidhje me reformën zgjedhore.

Për këtë ne kemi ndërmarrë disa iniciativa dhe do të vazhdojmë të insistojmë në to sepse kushti për një reformë zgjedhore dhe efikase dhe që ta vendosë përfundimisht Shqipërinë në cakun e vendeve që zhvillojnë zgjedhje korrekte të lira të pakontestuara dhe transparentë është pa dyshim një angazhim madhor dhe që lidhet edhe me standardet europiane që lidhet drejtpërdrejtë me të ardhmen evropiane të vendit.

 

Pyetje: Z. Rama si do ja bëni për të përmbysur llogaritë e PS në bashkinë e Tiranës? Do të ketë një kandidat të përbashkët me PD kandidati do të jetë nga LSI apo PD?

Bashkia e Tiranës mbetet prioriteti kryesor i sfidës tonë të ardhshme politike dhe elektorale që nuk lidhet thjeshtë dhe vetëm me emrin që do të jetë në krye të saj por që lidhet me një skemë tërësore funksionale të mirëqeverisjes së Bashkisë së Tiranës sepse prej shumë vitesh pra që prej 2005 e këtej Bashkia e Tiranës nuk qeveriset është zhvendosur në selinë e PS dhe ajo që ka mbetur në këtë Bashki është një enturazh që përdoret sa herë ka aksione politike me PS-në.

Natyrisht që ne e ftojmë lidershipin socialist të bëhet më realist dhe kjo jo sepse lidhet m
e ndonjë vëmendje tonë të veçantë ndaj tyre por ka të bëjë me sjelljen europiane të një opozite europiane në Shqipëri.

E ftojmë të bëhet më realist dhe të kuptojnë se trendi i zhvillimeve europiane të vendit nuk mund të llogaritet me mbledhje matematike të shifrave që nuk janë të sakta.

PS-ja dhe lidershipi i saj e di shumë mirë se cili ka qenë roli I LSI në fitoren e PS dhe të kryetarit të PS në zgjedhjet e kaluara lokale ashtu sikundër e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë nëse sjellja e tyre do të vazhdojë të jetë e njëjtë jo vetëm e thjeshtë ndaj LSI por ndaj qytetarëve të Tiranës dhe ndaj interesave të vendit.

Për sa i përket emrit konkret strukturat tona janë në terren duke bërë sondazhe duke njohur cila është preference në kuptimin politik cili është impakti që sjellin aksionet tona politike qeverisëse për të ndërthurur vëmendjen dhe sensibilitetet e qytetarëve me angazhimet tona politike për të shkuar tek një emër që bashkon në një të gjitha këto vlera të mirëqeverisjes dhe që bashkon në një padyshim angazhimet e mëdha për një Tiranë europiane për një Tiranë të qytetarëve dhe jo për një Tiranë të oligarkëve.

Pyetje: Kjo do të thotë që do të hyni me kandidatin tuaj?

Kjo do të thotë që ne jemi në një bashkëqeverisje prej një viti kjo bashkëqeverisje rezulton të jetë efikase e qëndrueshme dhe produktive përsa i përket angazhimeve madhore që ka Shqipëria dhe natyrisht ne nuk jemi aspak inferior sepse angazhimin tonë nuk e lidhim thjeshtë dhe vetëm me numrin e deputetëve që kemi në parlament por jemi partnerë të barabartë dhe kemi gjithashtu kandidatura konkurruese dhe fituese të cilat do t’i ofrojmë në tërësinë e procesit të bashkëpunimit me gjithë aleatët e tjerë.

Domethënë ne kemi emrat tanë dhe kur të shkojmë tek emri që do të përcaktohet do të nisemi nga interesi i qytetarëve dhe nga ai emër që garanton fitoren maksimale në zgjedhjet e Tiranës natyrisht por që garanton sipas të njëjtit model edhe fitoren në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në të gjithë vendin.

Pyetje-  Dmth z .Rama Ju do të paraqisni një kandidat tuajin apo do ta paraqisni si alternativë në një tryezë koalicioni për të ballafaquar kandidatët që mund të keni zgjedhur?

 Faza në të cilën jemi nuk është faza që detyrimisht na imponon të merremi me emrin.

Ne jemi duke përpunuar alternativat tona qeverisëse jemi duke parë çfarë nuk funksionon dhe të gjejmë se përse nuk funksionin në funksion të asaj që çfarë duhet bërë që Tirana të mos jetë më kështu siç është dhe e paqeverisur kështu siç është dhe të vijmë në një fazë të dytë ku do të diskutohet edhe për emrat.

Natyrisht që edhe ne kemi emrat tanë 0x323031302d30382d3037 AKTIVITETE 19:18)