Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e Sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama “Incidenti kriminal në Himarë gjatë të cilit humbi jetën Aristotel Gumi është padyshim një akt i rëndë dhe i dënueshëm.

 

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim unë jo vetëm iu shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të të ndjerit por ju ofroj atyre gjithë solidaritetin njerëzor për përballimin e dhimbjes.

 

Ndërkaq ftoj të gjithë banorët e Himarës që të ndihmojnë autoritetet e zbatimit të ligjit për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen dhe për të çuar fajtorët përpara ligjit.

 

Z. Rama a është njohur qeveria me komentet e Athinës zyrtare dhe cili është qëndrimi ?

 

Në rastet e kësaj natyre nuk kanë vend komentet. Këtu i vetmi koment që mund të bëhet është dënimi me indinjatë dhe me solidaritet të fortë këtë akt kriminal nga njëra anë dhe nga ana tjetër ndihma maksimale për organet e ligjit për forcat e rendit për të gjithë ata që janë të përfshirë në zbardhjen e së vërtetës në mënyrë që siç ndodh në çdo vend demokratik në çdo vend të civilizuar fjalën e fundit ta thonë organet e drejtësisë. Ne jemi shtet i së drejtës dhe unë prandaj theksova si domosdoshmëri që të inkurajohen organet e zbatimit të ligjit që të ndihmohen ata në mënyrë që shkaktarët të shkojnë përpara ligjit.

 

Sot është publikuar letra e z. Gordon në lidhje me ankesat për

z. Withers ndërkohë që më herët zoti Meta e mohoi të ketë dërguar një letër?

 

Më lejoni më parë të theksoj se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë në themel dhe në bazë të tyre jo vetëm vlerat fondamentale të demokracisë por dhe kontributet e përbashkëta me interes strategjik.

 

Shqipëria e orientuar qartë dhe në mënyrë korrekte e ka konsideruar dhe e konsideron më të drejtë SHBA partner strategjik e lidhur ngushtë kjo me angazhimet euroatlantike të Shqipërisë dhe pikërisht për këtë shkak të rolit shumë korrekt dhe serioz që Shqipëria luan në rajon dhe më gjerë në kuadër të paqes dhe sigurisë globale ka merituar të jetë partner preferencial të SHBA në këtë pjesë të botës nga njëra anë. Natyrisht që në të gjithë këtë histori marrëdhëniesh të konsoliduara dhe padyshim të shkëlqyera roli kontributi i zotit Meta si personal ashtu dhe politik i spikatur në këto 20 vjet është i konfirmuar është produktiv dhe është vlerësuar si i tillë në të gjitha forumet apo institucionet politikbërëse në SHBA.

 

Më lejoni gjithashtu ta fokusoj pak më qartë përgjigjen time tek thelbi i pyetjes suaj në lidhje me letrën e shumë përfolur dhe të keqpërdorur. Praktika e shkëmbimit të letrave midis Ministrit të Jashtëm dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Shqipëri është një praktikë rutinë e burokracisë diplomatike midis të cilës shprehen opinione apo shprehen konsiderata apo qëndrime të ndryshme dhe që kanë të bëjnë me gjithçka që ka të bëjë me qeverinë që përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm dhe me vendin që përfaqëson ambasadori i akredituar në Shqipëri.

 

Z. Meta shprehu qartë se nuk ka ndonjë letër ankese të tij drejtuar as sekretares së shtetit dhe as ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit lidhur me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri. Nga ana tjetër unë konfirmoj që marrëdhëniet e z. Meta me z. Withers dhe me Ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri kanë qenë gjatë gjithës kohës që ai ka ushtruar detyrën e përfaqësuesit të qeverisë amerikane në Shqipëri të shkëlqyera.

 

Natyrisht që komentet keqpërdorja me tendenca të spikatura skizofrenie të bëra në mënyrë të qëllimshme nga kryetari i PS-së nuk cenojnë thelbin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis z. Meta dhe z. Withers nga njëra anë dhe midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-ve nga ana tjetër përveçse pasqyrojnë faktin se të tilla praktika të sjellin në kujtesë historitë e Kim Filbin historitë e 60 viteve më parë të cilat mesa duket janë preferenciale për kryetarin e Partisë Socialiste i cili në mungesë të alternativës në mungesë të kontributeve reale kërkon të na shfaqet si një Kim Filbi i kohërave të reja historitë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe në fakt e bëjnë atë të jetë shumë më grotesk dhe shumë me qesharak sa vetë Don Kishoti dhe historitë e tij. 0x323031302d30382d3134 Luan Rama.jpg 19:15)