Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama Takimi ynë i radhës është në vazhdën e një komunikimi shumë korrekt për të informuar publikun lidhur me qëndrimet e  LSI-së për zhvillimet politike në vend.

 

Kemi mbyllur një javë politike që nisi me debatin  votimit të ndryshimeve në buxhetin e vitit dhe me artikulimet e  zakonshme të asaj pjese të opozitës që përfaqëson lidershipi i Partisë Socialiste i cili ka artikuluar aksionin politik të vjeshtës çka paralajmëron rikthimin në traditën e vjetër apo në praktikën vjetër të bojkotit protestave dhe llogarive që ndërtohen rezultate që ushqyen iluzionin e fitores edhe në zgjedhjet e kaluara dhe rezultati solli të kundërtën e përllogaritjeve që bënë enturazhi që e rrethon lidershipin e PS-së.

 

Shqipëria e vitit 2010 Shqipëria anëtare e NATOs Shqipëria në prag të marrjes së statusit kandidat në BE pra Shqipëria evropiane nuk mund të pranojë një opozitë që flet me gjuhën e para 20 viteve. Ndërkaq ky kontrast është i mjaftueshëm për të kuptuar diferencën e madhe midis trendit evropian të shoqërisë shqiptare dhe rudimentit të vjetër që  përfaqëson ky qëndrim që në thelb shpreh më së miri  krizën e  madhe të identitetit politik dhe  krizën e madhe të mungesës së alternativave çfarë është në mënyrën e sjelljes së opozitave demokratike dhe evropiane.

 

Për të mos u zgjatur më tej edhe ato çka deklaron kryetari aktual i PS-së shprehin në thelb mungesën e alternativës. Duke qenë se janë të pazotë të konkurrojnë me alternativat paralajmërojnë një vjeshtë të mbushur me protesta apo me shfaqje të tjera të sjelljes së një politike vërtet jashtë të majtës dhe të djathtës evropiane.

 

Ka qenë prezent këtë javë dhe debati në lidhje me vendin në Gjykatën Kushtetuese.  Unë në emër të LSI-së deklaroj se raporti mes Presidentit dhe pushteteve të tjera më konkretisht mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë mes Presidentit të Republikës dhe qeverisë mes Presidentit të Republikës dhe organeve të drejtësisë janë marrëdhënie që ndërtohen mbi bazë të Kushtetutës që funksionojnë në zbatim të Kushtetutës dhe që duhen vlerësuar dhe gjykuar vetëm në raport apo në funksion të korrektesës së tyre ndaj Kushtetutës së vendit.

Çdo koment tjetër është i padobishëm dhe nuk dua të vazhdoj me debate që dalin jashtë këtij konteksti që i lidh këto institucione në veprim ndërveprim dhe funksionim të tyre në raport me Kushtetutën.

 

Ju si LSI a i bashkoheni qëndrimit të shprehur nga PD se Partia Demokratike ka të gjitha mekanizmat ligjorë për të mënjanuar vendin vakant deri në një thirrje emergjente të parlamentit. Cili është qëndrimi juaj?

 

Unë marrë shkas nga referenca juaj që përmes pyetjes sjell qëndrimin e grupit parlamentar demokratik të deklaroj paraprakisht se çdo gjë në raportet midis pushteteve është raport nëpërmjet kushtetutës. Çdo qëndrim duhet kushtëzuar nga kushtetuta dhe çdo qëndrim duhet motivuar me respekt dhe me zbatimin  e kushtetutës.

 

Ka pasur raste dhe ne  e kemi deklaruar që me rastin e votimit të disa kandidaturave të sjella nga Presidenti i Republikës  kemi mbajtur qëndrim të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike. Ka qenë qëndrim i ndryshëm për shkak të bindjes sonë të së drejtës së presidentit e shprehur kjo përmes dekreteve të tij për të shprehur emrat që do të përbëni gjykatën e Lartë apo do pushtet tjetër që ka nevojë për emra që vijnë nga Presidenti deh llogaritë që bëjnë disa njerëz që shkruajnë dhe në gazeta që paralajmërojë krizë mes aleatëve në qeverisje më konkretisht mes PD-së dhe LSI-së. Theksoj se këto i kanë të pabaza dhe nuk ka asnjë shenjë të krisjes apo në krizën e marrëdhënieve midis partnerëve në qeverisje.

 

Ne jemi shumë korrekt në qëndrimin ndaj çdo institucioni dhe respektojmë rreptësisht autoritetin kushtetues në rastin konkret të Presidentit të Republikës dhe është e udhës dhe e domosdoshme që palët të  gjykohen dhe të vihen në lëvizje në raport dhe në respekt të kushtetutës. Unë pres të shoh lëvizjen e radhës së motivuar nga kushtetuta dhe vazhdim të saj do të shprehim qëndrimin tonë.

 

Në thelb apo në parim dëshiroj të theksoj se nuk ka asnjë problem në funksionimin mes partnerëve në qeverisje. Ne i respektojmë sensibilitete dhe qëndrimet  e ndryshme tona dhe të PD-së dhe nga ana tjetër kemi gjetur të njëjtin sensibilitete dhe laujalitet edhe në qëndrimet e PD-së ndaj votimeve ndryshe apo ndaj qëndrimeve ndryshe të mbajtura nga LSI-ja.

 

Kjo sepse ka qenë një kusht i rëndësishëm që në krye të herës që në rastin kur ne jemi ulur për të nënshkruar marrëveshje me PD-në që të respektojmë identitetin politik të secilës palë dhe integritetin politik në qëndrime dhe vendimmarrje për secilën palë në ato raste kur këto qëndrime  nuk cenojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar koalicioni dhe të cilat kanë të bëjmë me integrimin e Shqipërisë me stabilitetin politik dhe me funksionimin normal dhe në respekt të kushtetutës të të gjithë institucioneve të vendit. Deri tani kjo gjë ka funksionuar në mënyrë korrekte dhe serioze dhe nuk ka arsye pse të mos vazhdojë në mënyrë të tillë dhe më tej. 0x323031302d30372d3331 Luan Rama.jpg 23:21)