16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Dita e sotme është një ditë tjetër e shënuar në procesin e pakthyeshëm të europianizmit të Shqipërisë dhe për këtë arsye jam këtu për të shprehur vlerësimin dhe konsideratën maksimale të Lëvizjes Socialiste për Integrim për faktin që takimi i Sarajevës pra mbledhja Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Sarajevë dha mbështetje të qartë dhe të plotë për liberalizimin e vizave ç’ka do të thotë se reformat e realizuar dhe gjithë procesi i pakthyeshëm i evropianizimit të vendit gjen kështu dhe një mbështetje në këtë moment të rëndësishëm për të krijuar gjithçka duhet në funksion të liberalizimit të vizave.
Takimi i Sarajevës nuk është i vetmi por padyshim është një moment shumë i rëndësishëm për të krijuar gjithçka duhet në funksion të liberalizimit të vizave.
Si e gjykoni aktin që Policia e shtetit që kanë shkuar në shtëpinë e Dashamir Pezës për sekuestrim?
Veprimi i sotëm i policisë për të sekuestruar shtëpinë e deputetit të partisë socialiste Dashamir Peza është një akt abuziv një butafori e panevojshme që stonon në tërë atë mori detyrash të rëndësishme që duhet të kryejë policia e shtetit nga njëra anë por stonon dhe me gjithë trendin e prioritete me të cilat duhet të merret drejtpërdrejt qeveria shqiptare. Nga kjo pikëpamje mendoj se vendi dhe realiteti politik nuk ka nevojë për të tilla butafori të cilat nuk sjellin asnjë kontribut dhe asnjë dobi në ndihmë të klimës politike në vend?
0x323031302d30362d3033 Luan Rama.jpg 16:23)