Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklaratë: Luan Rama

Sekretar i Përgjithshëm

 

Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet vendimin e Këshillit të Komisionerëve të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe e konsideron këtë hap çeljen e udhës për një proces të pakthyeshëm që i bën shqiptarët të ndjehen më pranë Europës.

Ky vendim dëshmon faktin se është bere një pune e shkëlqyer  për përmbushjen e te gjitha detyrimeve. Angazhimi politik i LSI-së ne qeverisje dhe përmbushja me seriozitet e standardeve që kërkonte ky proces kanë qenë zgjedhja e duhur kanë qenë pa dyshim investimi më i rëndësishëm ç’ka përbën kësisoj edhe përmbushjen e njërit prej premtimeve elektorale të LSI-së.

Qeveria e Integrimit Europian ku LSI është kontributor serioze dhe e rëndësishme dhe i gjithë angazhimi politik në të mirë të realizimit të këtij procesi dëshmuan dhe një herë se serioziteti dhe angazhimi në përmbushjen e kritereve u shpërblyen më këtë vendim historik.

 

Ndërkaq ky hap cilësisht i veçantë për Shqipërinë europiane e bën të domosdoshme ecurinë e mëtejme në këtë rrugë dhe plotësimin e të gjitha kushteve apo realizimin me seriozitet të detyrave të përcaktuara në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë më tej dhe jo vetëm të jetë për qytetarët shqiptarë një e drejtë tashmë e realizuar ajo e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen por nga ana tjetër të vazhdojë më tej në rrugën  pakthyeshme dhe të rëndësishme të integrimit Europian.

 

Në emër të LSI-së unë gjej rastin të bëjë apel dhe të ftojë gjithë faktorët dhe aktorët politik të vendit pavarësisht në qeverisje apo pozitë që të vazhdojnë kontributet konstruktive të vazhdojnë kontributet pozitive në të mirë të procesit të pakthyeshëm të evropianizimit të Shqipërisë.

0x323031302d30352d3238 Luan Rama.jpg 15:11)