Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

 

 

z. Luan Rama


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së


 


Në këtë takim të përjavshëm me ju dëshiroj të sjell në vëmendje që java po mbyllim në planin e zhvillimeve politike pati tre ngjarje  të cilat dua t’i sjell edhe njëherë në vëmendje për të bërë një deduksion. Ngjarja e parë më e rëndësishme dhe padyshim më e mirëpritura dhe në kuptimin e vlefshmërisë së saj është e tillë për të gjithë qytetarët shqiptarë është ajo që ka të bëjë me vendimin e datës 8 nëntor për heqjen e vizave për të mundësuar kështu lëvizjen e lirë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë në hapësirën Shengen sipas të gjitha standardeve dhe rregullave që rregullojnë lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen. Natyrisht është një fitore e madhe është një fitore e rëndësishme është një arritje që shënon  apo kurorëzon me sukses përpjekjet pse jo dhe sakrificat e një periudhe 20 –vjeçare. Dhe që bën kështu të mundur prekjen apo mbërritjen tek një ëndërr e artikuluar qysh në fillimet e lëvizjes demokratike në Shqipëri përmes refrenit të njohur apo kredos së njohur “E duam Shqipërinë si Evropa”


 


Nga ana tjetër një ditë më pas qe raport-progresi i Bashkimit  Evropian i cili duke bërë një vlerësim të zhvillimeve politike dhe të situatës së përgjithshme në vend nuk e dha statusin e vendit kandidat për Shqipërinë duke evidentuar në këtë vendimmarrje përgjegjësitë e mëdha të klasës politike në vend pa asnjë diferencë midis mazhorancës dhe opozitës. Nga kjo pikëpamje Shqipëria evropiane pas liberalizimit të vizave dhe pas njohjes me progres – raportin është Shqipëria e punëve të mëdha është Shqipëria e përgjegjësive dhe angazhimeve të mëdha është Shqipëria e detyrave të mëdha që duhen përmbushur me seriozitet dhe me korrektesë. Dhe kur them Shqipëria e angazhimeve dhe detyrave të mëdha pikësëpari ajo është e tillë për klasën politike të vendit për mazhorancën dhe po aq edhe për opozitën.


 


Nga kjo pikëpamje apo nga ky kontekst rezulton paradoksal madje do të thosha më shumë se kaq rezulton të jetë provokativ qëndrimi apo rishfaqja e opozitës në dimensionet apo n&eum
l; konturet e politikës së saj të vjetër që bazohet mbi slogane të destruktivitetit dhe të ilegjimitetit. Natyrisht bëhet edhe më groteske kjo mënyrë e të shfaqurit dhe kështu po flas për ngjarjen e tretë të javës që po mbyllim kur artikulohet përdorimi i dhunës apo i veprimtarisë së ilegjitmitetit nga ana  një eksponenti të vetëartikuluar për ndjeshmërinë e tij evropiane dhe jo për patetizmin apo populizmin vulgar.