Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Konferencë për Shtyp

Luan Rama

Sekretar i Përgjithshëm i LSI

 

 

Më lejoni të bëj të ditur që ashtu si mund ta keni ndjekur dhe ju të konfirmoj zyrtarisht fitoren e z. Feim Jashallari  kandidat i nominuar nga LSI por që konkurroi në emër të Koalicionit për Integrim për kryetar të komunës së Trebinjës i cili ka mundur të fitojë dje në një garë shumë korrekte dhe përmes një procesi zgjedhor që  nuk pati asnjë kontest dhe asnjë shqetësim apo problem.

Nga kjo pikëpamje rezultati i djeshëm është një tregues domethënës i cilësisë së angazhimit dhe pjesëmarrjes së banorëve të zonës në votim nga njëra anë dhe nga ana tjetër zgjedhja që ata kanë bërë është dëshmia e mbështetjes dhe e përkrahjes që gëzon LSI-ja në mënyrë të veçantë dhe i gjithë Koalicioni për Integrim në atë zonë.

Natyrisht unë  jam sot këtu që në emër LSI-së të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë banorët e zonës ata që morën pjesë në votim pavarësisht se për ka kanë votuar dhe të shpreh gjithashtu angazhimin  për një drejtim korrekt dhe qeverisje me efektivitet të komunës nga kryetari i ri i saj.

Unë do të doja të falënderoja me shumë seriozitet të dy pjesëmarrësit në garë pra edhe kandidatin që kandidoi në emër të PS-së dhe ta ftoj atë të kuptojë që pavarësisht rezultatit ai të mos e konsiderojë vetën të humbur sepse fituesi pra kryetari i ri i komunës do të përfaqësojë me shumë seriozitet me shumë përkushtim edhe votuesit e Partisë Socialiste.

Komuna e Trebinjës duke qenë një komunë e majtë përgjithësisht me votues që në mënyrë tradicionale kanë votuar të majtën në rastin e zgjedhjeve të zhvilluara dje për kryetarin e komunës kanë zgjedhur gjithashtu një përfaqësues dinjitoz të së majtës reale demokratike dhe evropiane në Shqipëri. Nga kjo pikëpamje ne konsiderojmë këtë rast një moment të rëndësishëm të LSI-së dhe ftoj gjithashtu banorët e zonës jo vetëm ta mbështesin kryetarin e  ri të komunës por dhe ta monitorojnë atë sepse është shumë i rëndësishëm produkti i qeverisjes dhe nga kjo pikëpamje me gjithë angazhimin seriozitetin dhe kualitetet që përfaqësojnë të gjithë të zgjedhurit e LSI-së unë garantoj banorët e Trebinjës se kryetari i ri i komunës do të jetë kryetari i të gjithë banorëve të Trebinjës. LSI-ja që ai përfaqëson do të dëshmojë se di të punojë për të gjithë votuesit për të gjithë banorët e zonës pa asnjë dallim partiak apo politik.

 

Cili është qëndrimi juaj ndaj ofertës së bërë nga Edi Rama për zgjidhjen e situatës politike dhe për faktin që ajo bien ndesh me Kushtetutën?

 

Oferta e artikuluar si e tillë në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore e iniciuar nga kryetari i PD-së dhe njëherësh kryeministri i vendit Z. Berisha është në shqyrtim. Ne po e vlerësojmë atë me të gjithë seriozitetin dhe fleksibilitetin që meriton të trajtohet një propozim i opozitës natyrisht edhe me vullnetin e mirë për të gjetur në atë të ashtuquajturën ofertë gjithçka që do të jetë kontribut pozitiv për të kapërcyer situatën për t’i ulur palët në tryezën e dialogut për t’i sjellë të gjithë të angazhuarit të kontribuojnë në reformën zgjedhore dhe nga ana tjetër dhe për ta parë dhe Partinë Socialiste si protagoniste pozitive në të gjithë këtë sfidë të madhe që nuk është sfidë vetëm e qeverisë.

Reforma zgjedhore dhe tërësisht reformat në të cilat është përfshirë vendi nuk janë sfida vetëm të qeverisë janë sfidë e të gjithë klasës politike të vendit dhe në mënyrë të veçantë do të thoja se reforma zgjedhore ka domosdoshmërish nevojë për kontributet pozitive të PS-së. Pastaj sesa ka në këtë ofertë pika apo çështje që bien ndesh me Kushtetutën apo me legjislacionin në fuqi kjo është një çështje që do të shikohet dhe në diskutim radhës. Ne do ta bëjmë të njohur qëndrimin e  mazhorancës lidhur me këtë ofertë.

E rëndësishme është që palët kanë një ofertë pra e  rëndësishme është që PS bën një ofertë por që do të ishte shumë më mirë padyshim dhe për PS-në që oferta të ishte pa asnjë kundërvënie me bazën ligjore dhe me Kushtetutën. Vullneti i mazhorancës për të bashkëpunuar me PS-në dhe gatishmëria për të krijuar të gjitha mundësitë që PS-ja të sjellë si kontribut pozitiv çdo reflektim që ka edhe si një shenjë e ndjeshmërisë së saj për problemet që ajo ka artikuluar në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar mbetet e rëndësishme dhe një angazhim i pa ndryshuar i mazhorancës.

 

Z.  Rama a keni ju si LSI një qëndrim mbi seancën parlamentare të ditës së enjte për mandatin e Z. Beqja ku procesi u kontestua?

 

Nuk ka vend për komente pasi është marrë vendimi nga Kuvendi dhe nuk është etike të bëhen komente për sa kohë çështja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Është shumë  e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të shprehet në lidhje me këtë rast sepse pavarësisht faktit që ajo do të investohet për një rast konkret qëndrimi i saj më pas është normë detyruese për çdo rast tjetër. Kështu që krijon një standard kodifikon një standard që detyrimisht do të jetë i zbatueshëm për Kuvendin. Në gjithçka që ka të bëjë me qëndrimet politike të LSI-së në momentin kur investohen institucionet e ligjit ne zgjedhim të presim verdiktin e tyre dhe të respektojmë gjithashtu me shumë seriozitet vendimet e Gjykatës Kushtetuese për rastin konkret dhe të çdo organi tjetër vendimmarrës që ne bazë të ligjit ka atribute të kësaj natyre.

0x323031302d31302d3235 Luan Rama.jpg 21:42)