16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit te LSI z. Luan Rama
Deklarate per shtyp e sekretarit te LSI z. Luan Rama
Deklaratë : Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm i LSI.
LSI: Nesër zgjedhjet për drejtuesit e Tiranes. Rama: Prifti fyen votuesit e LSI. L.Rama: votat janë te LSI as te Metës as te Priftit. Rama:Prifti nen presion akuza qesharake. Rama: Nëse vazhdon kështu elektorati i Priftit 200 lopët e tij.
Nesër në 26 shtator LSI mbyll fazën e parë të një procesi jo vetëm të rëndësishëm përsa i përket lëvizjes së saj të brendshme organizative por të një procesi që risjell gjithashtu në vëmendjen e votuesve të anëtareve dhe simpatizantëve të LSI-së dhe më gjerë standarde demokratike dhe cilësinë demokratike të zgjedhjeve në formuar brenda partiake. Sepse nëse partitë nuk bëhen institucione që mbrojnë dhe impelmentojnë vlerat e demokracisë atëherë gjithnjë do të jetë më e vështirë që parti që janë jashtë këtij standardi demokratik të mund të ndikojnë për të vendosur apo për të sjellë kontribute demokratike dhe në jetën e vendit.
Natyrisht ne kërkojmë që të dëshmojmë që me këtë rast që vlerat e demokracisë parimet e shenjta mi të cilat ndërtohet demokracia dhe që ka në themel votën e lirë të çdo qytetari janë një institucion shumë i rëndësishëm në LSI.
Nga ana tjetër ne duam të tregojmë se po dalim si një institucion i së majtës demokratike evropiane në Shqipëri dhe gjithashtu dëshmojmë që vlerat e kësaj së majte demokratike dhe evropiane ne i kemi bërë tonat dhe shkojnë në të njëjtin ritëm me të gjithë ritmin e zhvillimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë.
Prandaj të gjithë anëtarët e LSI-së janë të lutur që të shkojnë nesër pranë kutive të votimit të 11 njësive bashkiake të Tiranës dhe të zgjedhin në integritet të plotë dhe duke ushtruar të drejtën e zgjedhjes sipas parimit një anëtar- një votë drejtuesit rinj të LSI-së së Tiranës. Natyrisht kjo është vetëm faza e parë se ne do ta vazhdojmë këtë proces në të gjithë Shqipërinë dhe e gjithë fushata është e fokusuar tek riorganizimi tërësor i partisë për të përballuar sfidën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Jeni të ftuar dhe ju si përfaqësues të medieve ta ndiqni këtë proces në mënyrën më transparente të mundshme në të gjitha njësitë në të gjah qendrat e votimit dhe në këtë mënyrë dhe ju të bëheni jo zëdhënës të asaj çka po zhvillon LSI por të ushtroni përgjegjësinë tuaj të komunikimit për qytetarët të atyre çka janë ngjarje brenda partive politike.
A do të ketë ndonjë mbledhje të afër të kryesisë së LSI-së për të përcaktuar nëse Dritan Prifti do të vazhdojë të jetë pjesë e LSI-së?
Nuk kemi në agjendë asnjë mbledhje të veçantë që të jetë e fokusuar për një qëndrim të posaçëm apo të përcaktuar ndaj z. Prifti. Prifti vazhdon të jetë nënkryetar i LSI-së anëtar i LSI-së pavarësisht qëndrimeve të tij që në thelb nuk kanë të bëjnë me cilësinë apo me standardet demokratike të LSI-së. Janë deklarata që më së paku apo më së shumti lexojeni si të doni shprehin në thelb karakterin e atij që i bën këto deklarata.
Prifti në një deklaratë të bërë dje ka akuzuar Metën se ka organizuar negociata me Ramën për të rrëzuar Sali Berishën dhe për të qenë ai kryeministri i ri. Keni ju një përgjigje për akuzat e reja të zotit Prifti?
Çështja e qëndrimit të LSI-së në koalicione PD-në nuk është ceshtje e vullnetit të një individi apo qoftë edhe e një grupi individësh. Ky është një qëndrim i mbajtur në integritet të plotë nga forumet drejtuese të LSI-së. Së dyti këto historitë me flirte të çuditshme apo me informacione të këtij lloji janë gjithashtu shenjë e papjekurisë permanente të deklaratbërësit nga njëra anë dhe nga ana tjetër ju e dini shumë mirë që gati për një vit e ca ky personazh ka mbajtur flamurin e të qenit maratonomaku i ideve vlerave apo i promovimit të qëndrimeve pranë dhe në krahë të zotit Berisha madje dhe më shumë sesa ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.
Transferimi në krahët e Edi Ramës është një zgjedhje e tij dhe çdo akuzë e bërë kundër kryetarit të LSI-së në rastin konkret jo vetëm është e pabazë por dh e trilluar në mënyrë qesharake. Dhe një herë e theksoj se kryetari i LSI-së Z. Meta nuk ka një atribut tjetër veçse të shprehë dhe të mbrojë interesat e LSI-së përveçse të jetë në linjë të plotë me vendimet që mbajnë forumet kolegjiale të LSI-së.
Prifti ka deklaruar se mandatin e tij në Fier e ka fituar me meritat personale dhe jo prej LSI-së. A mund të ketë rrjedhe votash nëse ai kandidon jashtë LSI-së?
Qëndrimi të tilla prej mitomamësh që thonë se janë vota e mia dhe unë mund të bëj ç’të dua me to në thelb shprehin një mentalitet korruptiv që thotë se shkojmë më pas në fushën e trafikut të votave. Më lejoni t”jua bëj të qartë nj herë e mirë këtë gjë. As Ilir Meta si kryetar i LSI-së as Dritan Prifti dhe askush tjetër nuk ka vota personale apo vota të tijat. Çdo votë e dhënë në emër të kandidatëve apo për LSI-në është votë e qytetarëve që votojnë LSI-në është votë e LSI-së.
Sjellja ndryshe ndaj kësaj konstanteje është papërgjegjshmëri dhe nga ana tjetër është një qëndrim fyes dhe poshtërues për të gjithë ata që votojnë LSI-në. Më lejoni t’ju them një opinion që nuk është vetëm i imi por që tashmë është bindje e imja që në rast se LSI nuk do të kishte vënë në krye të listës së kandidatëve për deputet Dritan Prif
tin ne do të kishim sot në parlament më së paku dy deputet të LSI-së në qarkun e Fierit.
Nuk janë votat e Dritan Priftit janë votat e LSI-së sepse atje ka qenë një ekip me 16 kandidatë për deputet me njerëz me integritet intelektual dhe me vlera të përfaqësimit politik të spikatura të cilët kanë punuar dhe kanë kontribuar të gjithë së bashku për vota e dhënë. Për shkak të rolit të tyre votat nuk mund ti privatizojë Dritan Prifti dhe nuk mund tu japë atyre vlerën e aksioneve që jep kur shet fabrikën e papërfunduar të tullave. Por nëse zoti Prifti do të sillet në këtë mënyrë me votuesit me mbështetësit apo me simpatizantët e LSI-së për fat të keq do ti mbetet elektorat vetëm ajo tufa prej 200 lopësh që ka vendosur të blejë në Fier.
Si e shikoni deklaratën e Priftit se ka denoncuar tek kryeministri afera korruptive ndërkohë që Prifti është prej të akuzuarve të opozitës për korrupsion?
Nuk besoj që kryeministri i vendit Z. Berisha të ketë marrë informacion për shfaqje korruptive të segmenteve të caktuara të shtetit kur në mënyrë të veçantë akuzat e priftit janë ndaj policisë së shtetit dhe të mos ketë vepruar në mënyrë me kredon e tij për tolerancë zero ndaj korrupsionit apo ndaj çdo lloj veprimtarie të paligjshëm që stimulon apo favorizon korrupsionin.
Kjo akuzë rëndon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit por edhe një herë unë e theksoj që nuk besoj se zoti Berisha mund të mos ketë vepruar nëse ka pasur prova apo dëshmi. Nga ana tjetër qëndrime të tilla të vonuara nuk mund të njollosin as policinë e shtetit dhe as institucione të tjera që nuk janë të kushtëzuara nga vullnete individuale por që punojnë në partneritet të plotë me agjenci dhe me shërbime të vendeve partnere të cilat nuk mund të lejojnë që të ndodhin në ato përmasa apo në ato fenomene siç për fat të keq u shpreh z. Prifti. Nga ana tjetër Prifti ka qenë ministër për nj vit është deputet është i zgjedhur në forumet politike të LSI-së dhe pse duhet të priste momentin kur ta hiqnin si ministër për të denoncuar se paskësh denoncuar veprimtari kriminale apo korruptive. Në historinë e këtyre 20 viteve në Shqipëri janë ndërruar së paku 200 ministra. Është padyshim unikal qëndrimi i fundit që një ministër pasi ikën tregon që paska denoncuar veprimtarin kriminale kur për shkak të mosveprimit të tij në detyrë si ministër mund të jetë penalisht dënueshëm