16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit per marredheniet me publikun z. Ardit Cela
Deklarate per shtyp e sekretarit per marredheniet me publikun z. Ardit Cela
E kemi kërkuar këtë komunikim me ju për t’u bërë edhe njëherë ftesë të gjithë aktorëve politik në mënyrë të veçantë opozitës dhe Partisë Socialiste t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së LSI njëkohësisht kërkesë e partnerëve tanë ndërkombëtarë për t’u ulur në tryezën e bashkëpunimit për të filluar sa më parë punën për Reformën Zgjedhore.
E theksojmë edhe njëherë se opozita duhet të tregohet e përgjegjshme për rolin që duhet të luajë. Ky rol duhet të jetë konstruktiv logjik dhe duhet të jetë në funksion të interesave të vendit.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim Integrimi Europian dhe reformat që e përshpejtojnë këtë proces janë prioritare. Ndaj e përsërisim edhe njëherë ftesën tonë në drejtim të të gjithë faktorëve politik e veçanërisht për Partinë Socialiste të jenë pjesë e kontributit dhe investimit pozitiv në të mirë të interesave europiane të shqiptarëve e sidomos për të ardhmen e të rinjve shqiptar.
Nuk mundet që bojkote dhe qëndrime të pakuptimta të vënë në diskutim ëndrrat e të rinjve të sotëm 20 vite pasi rinia e viteve 90’ punoi dhe kontribuoi për demokracinë e sotme.
0x323031302d30372d3034 18:23)