16 Feb Deklarate per shtyp e sekretarit per marredheniet me publikun te LSI z. Ardit Cela
” Deklarate per shtyp e sekretarit per marredheniet me publikun te LSI z. Ardit Cela Tiranë më 10/07/2010
Deklaratë për Shtyp
Lëvizja Socialiste për Integrim
Ardit ÇELA
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
==========
Lëvizja Socialiste për Integrim thekson edhe njëherë se rezoluta e Parlamentit Europian është udhërrëfyesi më i mirë që duhet të ndjekë politika shqiptare për të mbërritur në standardet të cilat të bëjnë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Në të njëjtën kohë LSI konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Europian është në dëm të interesave të vendit është në dëm të integrimit europian të Shqipërisë.
Shqipëria nuk do të humb sfidat e saj të integrimit dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qënë pjesë e Europës së Bashkuar vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet.
Ndaj e ftojmë Partinë Socialiste ta lërë inatin mënjanë të reflektojë në qëndrimin e vetë duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Europiane. 0x323031302d30372d3130 Ardit Cela.jpg 18:41)”