16 Feb Deklarate per shtyp e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun te LSI z. Ardit Cela
Deklarate per shtyp e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun te LSI z. Ardit Cela Tiranë më 15/ 08/ 2010
Lëvizja Socialiste për Integrim
Deklaratë për shtyp
Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Më lejoni të shpreh edhe njëherë keqardhjen për çorientimin total dhe për krizën e rëndë në të cilën ka përfunduar lidershipi i Partisë Socialiste.
Keqpërdorja që kreu i PS-së po u bën zërave të tij të komanduar grafikisht në mes të vapës së gushtit për të hedhur baltë e për të shpifur është jo vetëm tregues i qartë i kësaj krize është jo vetëm dëshmi e mungesës së alternativës së lidershipit të kësaj partie por është në të njëjtën kohë edhe mungesë skandaloze e respektit për qytetarët e këtij vendi si dhe për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri të cilët nga mëngjesi deri në darkë janë të detyruar të durojnë edhe ndotjen që prodhojnë shpifje të tilla të organizuara.
Në të njëjtën kohë më duhet të theksoj se me deklaratat dhe veprimet e tyre si dhe me klimën artificiale e të paqënë që duan të krijojnë drejtuesit e Partisë Socialiste po përpiqen ashtu sikurse kanë gjithë këtë kohë që e bëjnë të godasin ekonominë e sidomos një nga zërat më të rëndësishëm të saj sikurse është edhe turizmi.
Duke shpresuar në një reflektim sa më të shpejt të lidershipit të Partisë Socialiste përfitojmë nga rasti për t’i përsëritur edhe njëherë ftesën për të hequr dorë nga politika të tilla për të lënë inatet që nuk të çojnë asgjekundi nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të luajtur një rol konstruktiv për të bërë një opozitë me alternativa dhe jo me shpifje e fyrje në dobi të mirëqënies së të gjithë shqiptarëve. 0x323031302d30382d3135 Ardit Cela.jpg 19:12)