Deklaratë për shtyp e Sekretarit për çështjet zgjedhore në LSI

Deklaratë për shtyp e Sekretarit për çështjet zgjedhore në LSI

” Deklaratë për shtyp e Sekretarit për çështjet zgjedhore në LSI z. Ylli Manjani

Deklaratë:   Ylli Manjani.
Sekretar për çështjet zgjedhore në LSI
  
Jemi të shqetësuar për përhapjen e të dhënave hetimore që janë marrë nga prokuroria e shteti në rastin e hetimit të ngjarjeve të 21 Janarit. Po përhapen të dhëna të marra në mënyrë të ligjshme dhe përhapja vetë është një shkelje e hapur të ligjit proçedurial penal por dhe të ligjit penal gjithashtu. 
Si profesionit i së drejtës në këtë vend por dhe si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim e konsiderojmë këtë akt të pashembullt një skandal i pashembullt që nuk shkon për shtat me parimet e shtetit të së drejtës nuk shkon për shtat me parimet e një hetimi të drejtë të paanshëm dhe mbi të gjitha i të besueshëm. Kjo sjellje kushdo që ta ketë bërë aq më keq nëse është e prokurorisë mbi të gjitha komprometon parimin e dhënies së drejtësisë. 
Mbi të gjitha kjo sjellje komprometon një sërë parimesh kushtetuese për hetimin dhe në radhë të parë komprometon parimin e prezumimit pafajësisë. Dalja e dëshmive në publik apo e të dhënave të tjera hetimore në kundërshtim të hapur me sa parashikon kushtetuta e vendit por dhe ligji proçedurial penal është në fakt një arsye e fortë ligjore që nesër në gjykim këto të dhëna këto prova të mos konsiderohen dhe ky është skandali.
 Duke mos i konsideruar këto të dhëna si prova në një gjykatë legjitime i gjithë procesi është i kompromentuar dhe i gjithë procesi mund të rrezikojë që të dështojë siç ka ndodhur për fatin e keq edhe në të shkuarën. Duke i zhvlerësuar këto hetime prishet drejtësia e mundshme e dhënë dhe mbi të gjitha prishet besimi i institucioneve të drejtësisë në radhë të parë i prokurorisë së shtetit në sytë e opinionit publik dhe kjo është e papranueshme për LSI prandaj jemi sot këtu për ti bërë apel prokurores së përgjithshme gjithë trupës së prokurorëve të këtij vendi që të marrin përgjegjësitë që u jep detyra shtetërore që të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji dhe të sigurojnë hetim të ndershëm të lirë të barabartë të drejtë dhe mbi të gjitha të besueshëm.

0x323031312d30322d3130 Ylli Manjani.jpg 17:20)”