16 Feb Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të LSI-së
Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili
“Duke parë zhvillimet politike dhe rolin e veçantë që kanë zgjedhjet dhe standardet e tyre LSI ngre dhe njëherë sot me të njëjtin shqetësim çështjen e reformës zgjedhore. Sot e gjithë politika ka konsumuar me qindra deklarata ka shpërthyer me një patos të jashtëzakonshëm për nevojën e standardeve gjithmonë e më të mira zgjedhore por ai që është momenti kruçial që demonstron vullnetet e mira e që ka të bëjë me arritjen e këtyre standardeve dhe që është reforma zgjedhore këtij impenjimi konstatojmë që po i shmangen në mënyra të ndryshme. Ne jemi këtu për të bërë apel edhe një herë dhe për të vazhduar të vihemi në dispozicion në vend të parë për atë që ka qenë gjithmonë si kredo e LSI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të gjithmonë e më të mira dhe me standarde më të larta për të filluar sa më parë reformën zgjedhore. Besojmë se sezoni i ri politik i cili normalisht starton në shtator duhet të ketë si kryefjalë të tij nisjen e punës intensive për një reformë zgjedhore sa më të mirë duke nisur punën me sugjerimet që kanë ardhur nga ndërkombëtarët OSBE-ODIHR-i dhe faktorë të tjerë që sigurojnë parametrat të tjerë të zgjedhjeve në Shqipëri. Parametra të një Shqipërie që duke qenë tashmë një vend evropian dhe ku qytetarët do të lëvizin lirshëm në Evropë sigurisht që duhet të ketë dhe zgjedhjet që meriton. Ndaj konkludojmë se koha deri tani është humbur dhe shpërdorur dhe nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur. Të gjitha partitë duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve të thella dhe reflektimeve dhe çdo shmangieje nga kjo apo klithmë demagogjike për përmirësim zgjedhjesh pa përmirësuar ligjin zgjedhor dhe pa reflektuar rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe çdo gjë që nuk ka shkuar mirë në zgjedhje besojmë se këto mbeten vetëm klithma demagogjike që nuk kanë të bëjmë me thelbin apo me shqetësimin për të pasur zgjedhje më të mira në Shqipëri. Si përfundim LSI e ka shumë të qartë se cilat do të ishin përmirësimet e ndryshme që mund t’i bëhen kodit zgjedhor të cilat nuk lëvizin thelbin e tij ka të gjithë grupin e ekspertëve të domosdoshëm për ta bërë këtë gjë për ta ofruar këtë në tryezën e bisedimeve por edhe një herë theksoj se duhet vullneti politik për ta shikuar drejt në sy dhe seriozisht këtë problem i cili nuk duhet shtyrë asnjë sekondë më shumë”
0x323031302d30382d3137 14:57)