14 Feb Deklarate per Shtyp e Nenkryetares se LSI Filloreta Kodra
” Deklarate per Shtyp e Nenkryetares se LSI Filloreta Kodra LSI eshte jashtezakonisht e shqetesuar per situaten alarmante energjitike qe po con vendin drejt nje katastrofe ekonomike dhe sociale.
Ne fundin e vitit te kaluar kryeministri I vendit deklaroi se kriza energjitike u kapercye kur sot pjesa me e madhe e Shqiperise ka mungese energjie deri ne 15 ore duke e zhytur Shqiperine ne nje nate pa fund.
Me kohe LSI ka parashikuar se kjo qeveri eshte e paafte per menaxhimin e krizes Megjithe apelet e vazhdueshme dhe insistuese te LSI-se dhe opozites per ndryshimin e menjehershem te menyres se menaxhimit te situates pergjigjet e qeverise dhe te KESH-it kane qene teresisht zhgenjyese dhe te papergjegjshme.
Tashme vendi eshte ne prag te nje kolapsi energjitik qe do te ndjehet menjehere ne ekonomine e vendit dhe ne jeten e perditeshme te gjithe qytetareve shqiptare.
Qendrimet e kesaj qeverie jane jo vetem te papergjegjeshme por tregojne se maredheniet me qytetaret jane ndertuar mbi demagogjine dhe klientelizmin per kapercimin e momentit.
LSI perserit edhe njehere kerkesen qe kryeministri I vendit te shpjegohet publikisht per faktoret dhe pergjegjesit per gjendjet e krijuar dhe per demin e jashtezakonshem qe po u shkakton qytetareve dhe ekonomise se vendit.
0x323030372d30312d3035 12:37)”