Deklarate per shtyp e Nen Kryetarit te LSI z. Sokol Axhemi

Deklarate per shtyp e Nen Kryetarit te LSI z. Sokol Axhemi

” Deklarate per shtyp e Nen Kryetarit te LSI z. Sokol Axhemi Levizja Socialiste per Integrim shpreh shqetesimin e saj ne lidhje me situaten e veshtire deri ne ekstrem qe     sistemi arsimor ne Shqiperi po vuan keto dite si pasoje e krizes energjetike. Lehtesisht vihet re qe shkollat e ndryshme te vendit dhe auditoret universitare nga “porta te dijes” po kthehen ne “dhoma te erresires”.
Denoncojme mungesen e vemendjes dhe interesimit nga ana e strukturave qeveritare te cilat edhe pse premtuan furnizimin me energji elektrike te shkollave tona te larta po bejne te mundur ne realitet vetem shkaterrimin e procesit mesimor e njekohesisht nxitjen e nje rruge te veshtire per arsimin shqiptar drejt realizimit te standarteve te Bolonjes.
Po pezullohet mesimi ne shume universitete fakultete apo dege te tyre ne Shqiperi. Pothuajse jane inekzistente zhvillimi i proceseve mesimore ne laboratore studimi e puna shkencore ne biblioteka e salla studimi universitare.
Probleme serioze vihen re edhe ne arsimin parauniversitar sidomos ne arsimin e mesem ku po evidentohen probleme serioze ne mbarevajtjen e procesit mesimor ku oret e mesimit po cungohen apo pezullohen ne varesi te oreve te erresires.
Stres te vertete kjo situate po shkakton per te gjitha familjet shqiptare qe krahas ushqimit te tyre te gatshem vemendjen e drejtojne vetem tek blerja e qirinjve qe femijet e tyre te mesojne gjate erresires ne shtepite e tyre.
I bejme thirrje strukturave qeveritare qe te angazhohen seriozisht ne krijimin e mundesive per mesim e studim per pjesen vitale qe po pergatitet ne shkollat tona te te gjitha cikleve ne menyre qe vendit t’i krijojme armaten e njerezve te ditur e jo te kunderten. Ne te njejten kohe i drejtohemi Ministrise se Arsimit dhe te Shkences te heqe dore nga roli i sehirxhiut apo indiferentit dhe te kerkoje qarte hapur e me force sigurimin e kushteve normale per arsimin ne Shqiperi. 0x323030372d30312d3131 12:39)”