Deklarate per shtyp e mbajtur nga zv.kryetari i LSI Z. Pellumb Xhufi

Deklarate per shtyp e mbajtur nga zv.kryetari i LSI Z. Pellumb Xhufi

” Deklarate per shtyp e mbajtur nga zv.kryetari i LSI Z. Pellumb Xhufi Në emër të LSI jemi këtu për të denoncuar përpara opinionit publik demagogjinë dhe cinizmin e kryeministrit Berisha dhe të pazhëve të tij politikë të cilët kërkojnë të fajësojnë opozitën për impasin në të cilin kjo mazhorancë e pandërgjegjshme e ka futur vendin.
Ne paralajmërojmë opinionin publik shqiptar dhe atë të huaj se me puçet institucionale të muajit korrik kjo mazhorancë ka hedhur një hap të rrezikshëm drejt uzurpimit të institucioneve me synim të qartë dhunimin dhe manipulimin e zgjedhjeve vendore.

Deklaratat hipokrite për dialog e konsensus me opozitën të bëra ditët e fundit nën presionin e reagimeve të opozitës të opinionit publik e të faktorit ndërkombëtar nuk mund të mbulojnë thelbin e vërtetë të qëndrimeve të kësaj mazhorance që janë qëndrime të shkeljeve kushtetuese e ligjore të dhunës e të imponimit të vullnetit monist të amoralitetit e të pabesive politike.

Ne nuk mund të lejojmë dhe nuk do ta lejojmë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me regjistrat e përkohshëm që kanë qenë burimi kryesor i manipulimit të zgjedhjeve të 3 korrikut. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me amendamente ligjore të minutës së fundit si ai që ju bë së fundi ligjit mbi gjendjen civile që mundëson shtegtimet elektorale për të deformuar rezultatin zgjedhor. Ne nuk mund të lejojmë që të shkohet në zgjedhje me çertifikata të fallsifikuara. Ne kërkojmë që qytetarët shqiptarë të shkojnë në këto zgjedhje me dinjitetin që meritojnë si qytetarë evropianë të paisur me karta të rregullta identiteti.

Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një KQZ me integritet të cunguar nga vjedhja e anëtarit të ligjshëm të opozitës dhe zvendësimi i tij me një përfaqsues të paligjshëm të mazhorancës. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me media të uzurpuara nga këshilla të llojit Frangu-Pangu të zgjedhura në mënyrë të njëanshme në bazë të një ligji të njëanshëm që dhunoi hapur frëmën e konsensusit e të balancimit.

Ne i bëjmë të qartë mazhorancës se dialogu dhe konsensusi mund të fillojë vetëm nëpërmjet vënies në vend të të drejtave të opozitës dhe angazhimit të mazhorancë për të realizuar bashkë me opozitën një refomë zgjedhore konform standarteve evropiane duke iu përmbajtur rekomandimeve të faktorëve ndërkombëtare dhe vetë premtimeve të mara solemnisht nga Z. Berisha.

0x323030362d30382d3036 13:6)”