14 Feb Deklarate per Shtyp e mbajtur nga nenkryetari i LSI. Dritan Prifti
” Deklarate per Shtyp e mbajtur nga nenkryetari i LSI. Dritan Prifti Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të mbaj një qëndrim në lidhje me aksidentin tragjik të Shëngjinit pra me eksplozionet dhe me katastrofën ekologjike që ka ndodhur aty pas ngjarjeve të dy ditëve më parë. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ajo që ndodhi në Shëngjin është një katasatrofë e cila ka ndodhur kryesisht për faj të qeverisë. Ju do të thoni se çfarë faji ka qeveria kur ndodhin aksidente këtu apo atje. Kurse unë po ju them që nëse qeveria do të kishte zbatuar ligjin për hidrokarburet dhe ligjin për ambjentin apo rregulloret e tjera për liçensimin e pikave të depozitave të karburanteve nuk do të kishte ndodhur ky aksident. Unë ju njoftoj se kompania në fjalë nuk kishte liçensë ambjentale pra nga struktuar e ruajtjes sw ambjentit për zhvillimin e këtij aktiviteti. Edhe një herë është nja katastrofë që duhet të ishte shmangur nëse qeveria dhe shteti do kishin bërë detyrën e tyre. Është përgjegjësia jonë që t’i tërheqim vëmendjen strukturave shtetërore për të evituar aksidente dhe tragjedi të tilla edhe në vende të tjera në Shqipëri. Po sjell në vëmendjen tuaj një rrezik potencial shumë herë më të madh se rreziku i Shëngjinit i cili egziston në Portin e Durrësit. Në këtë port janë disa kompani të cilat kanë ndërtuar depozitat e tyre të karburantit të cilat gjithashtu punojnë dhe bëjnë biznes në kushtet e një rreziku shumë të madh për zonën për portin për qytetin e Durrësit dhe për të gjithë ne. Në vitin 2001 qeveria Meta i ka kërkuar Bankës Botërore që të sigurojë dhe të zgjedhë dhe të financojë një kompani të mirënjohur ndërkombëtare për të bërë një studim në lidhje me rrezikshmërinë e depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit. Kompania Uibër Smith një nga kompanitë më të mira në botë në këtë fushë pra në fushën e studimeve të rrezikshmërisë së depozitave të karburanteve ka nxjerrë konkluzione të cilat ja ka paraqitur qeverisë shqiptare në 2003 ku thotë që egzistenca e depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit është një rrezik i jashtëzakonshëm për portin e Durrësit për qytetin e Durrësit dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Korridorit 8. Në këtë raport pra në këtë studim të detajuar të kompanisë Uibër Smith në konkluzionet e saj thuhet dhe i kërkohet qeverisë që këto depozita nga Porti i Durrësit duhet të largohen urgjentisht sepse në rast të një aksidenti dëmi do të shtrihet në një rreze prej 9 km nga vendndodhja e tyre në Portin e Durrësit. Në rastin e një aksidenti do të mbyllet Porti i Durrësit për një periudhë shumë të gjatë dëmet ekologjike dhe dëmet në infrastrukturë do të kalojnë vlerën e 2 miliardë dollarëve. Pra nëse do të kishim një incident ndonjë aksident apo ndonjë akt të qëllimshëm kundër depozitave në Portin e Durrësit dëmet për ekonominë shqiptare do të ishin të pallogaritshme. Me këtë rast ne duma t’ju vemë edhe një herë në vëmendje qeverisë këtë studim këto konkluzione dhe këtë rrezik që egziston dhe ti kërkojmë asaj të impenjohet për të marrë masat që depozitat që ashtu siç propozohet nga studimi të largohen nga Porti i Durrësit dhe të shkojnë të instalohen sipas gjithë standarteve europiane dhe ndërkombëtare të sigurisë diku tjetër. 0x323030362d31322d3139 12:33)”