16 Feb Deklarate per shtyp e LSI
” Deklarate per shtyp e LSI Kam kënaqësinë të jem sot para jush me Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama dhe me Sekretarin e ri të Marrëdhënieve me Publikun z. Ardit Çela.
Dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u vendos për të intensifikuar procesin e riorganizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rritur akoma më tej rolin e saj si forcë politike për të vënë në lëvizje të gjitha strukturat e kësaj Lëvizje në mbështetje të veprimit politik duke bërë dhe disa ndryshime dhe riorganizime ku një nga më kryesorët ishte dhe ndarja e postit të Ministrit nga ai i Sekretarit të Përgjithshëm.
Kjo për shkak se Sekretari i Përgjithshëm sipas statutit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është pika kyçe për riorganizimin e gjithë forcës politike dhe kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm dhe gjatë gjithë kohës gjë që ishte e vështirë në rastin z. Petrit Vasili i cili njëkohësisht mban dhe detyrën e Ministrit të Shëndetësisë një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe impenjative.
Unë besoj se me këto ndryshime dhe me vendimet e tjera që u morën dje Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë vërtetë një forcë politike e cila do të ketë iniciativa të reja në përputhje me filozofinë e saj dhe njëkohësisht edhe me vet emrin e saj Lëvizje.
Besoj se u të gjithë njihni z. Luan Rama i cili është një koleg i juaji si gazetar. Ka qenë themeluesi më i ri i Partisë Socialiste ne qershor të vitit 1991. Po sikurse ju e dini z. Rama gjithmonë mbetet i ri dhe besoj se do të sjellë dhe do të investojë energjitë e tij në këtë detyrë shumë të rëndësishme edhe në raport me komunikimin me ju dhe me të gjithë opinionin publik.
Z. Ardit Çela është më i ri është Nënkryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim po besoj me detyrën e re të Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun edhe ai do të shtojë energjitë e përfaqësimit tonë por edhe të komunikimit me të gjithë ju por edhe të komunikimit me opinionin publik. Aq më tepër duke qenë dhe pranë z. Rama i cili është si gjithmonë bashkëpunues.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama:
Natyrisht hapet një fazë e re punësh të mëdha për ridimesionimin e rolit të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila jo vetëm do të vazhdojë të konsolidojë dhe të zgjerojë kontributet e veta si forcë qeverisëse në kuadër të realizimit të programit të madh të integrimit europian të vendit por do të rritet bindshëm edhe si një alternativë politike si forcë politike në krah të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve për të materializuar më mirë kredon e saj qeverisëse për një qeverisje të mirë.
Nga ana tjetër ne do të vazhdojmë të çojmë më tej traditën e mirë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka krijuar tashmë në veprimin e organizuar të të gjitha strukturave të veta por do të organizojmë mirë gjithë problematikën që ka të bëjë me atë çfarë është thelbi i marrëdhënieve tona si forcë politike me qytetarët për të përballuar sfidat e mëdha politike të së afërmes konkretisht për tu përgatitur me garën elektorale të zgjedhjeve lokale.
Ne nuk kemi kohë për të humbur ne jemi një alternativë e së majtës europiane dhe si të tillë po përgatitemi që të afishojmë para publikut ofertën tonë më të mirë në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Duke shprehur edhe një herë gatishmërinë time për të qenë jo vetëm transparentë por dhe shumë luajal në komunikim me gjithë aktorët dhe faktorët mediatik në vend ne do të zgjerojmë dhe mënyrat e kontakteve dhe bashkëpunimit me ju dhe përmes jush me gjithë publikun në mënyrë që të arrijmë së bashku që të krijojmë një model bashkëpunimi qytetarë në të mirë të asaj që është e përbashkëta dhe që ka të bëjë me ecurinë e mëtejmë të vendit në rrugën e integrimit europian.
Sekretari për Marrëdhëniet Publike Ardit Çela.
Do doja ta shfrytëzoja komunikimin tonë të parë duke i uruar punë të mbarë njeri-tjetrit dhe duke besuar se do të injektojmë një energji të re të marrëdhënieve të vjetra që ka pasur LSI-ja me median dhe me publikun.
Unë e shoh si vlerësim që i bëhet Lëvizjes Rinore për Integrim për punën e kryer gjatë gjithë këtyre viteve si dhe përpjekjeve të LSI-së dhe LRI-së për të arritur objektivat më shumë sesa ambicioze që janë përpara.
Pyetje: A ka qeveria shqiptare një reagim zyrtar përsa i përket raportit të KE-së?
Z. Meta: Unë mund të them se çdo raport do të bëhet publik në kohën e duhur.
Gjithashtu dua të sigurojë se në çdo rast vlerësimi për Shqipërinë do të jetë një vlerësim shumë pozitiv për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve dhe më vjen keq kur shoh se edhe një pjesë e medias për të cilën kam respekt bëhet viktimë e titujve të porositur me keqdashje në dëm të këtij procesi dhe të imazhit të Shqipërisë.
Pra dua të sigurojë se progresi është i padiskutueshëm dhe nuk mund të evidentohet qartë në asnjë lloj raporti që do të jep publik.
Z. Meta a mund të ndikojë fakti që në Bosnjë gjatë këtij viti ka zgjedhje në procesin e liberalizimit të vizave?
Z. Meta: Ne bazohemi tek parimi i gjithë këtij procesi i cili është qartësisht një proces teknik. Ne jemi të bindur në progresin e jashtëzakonshëm që është bërë për të gjitha detyrimet. Natyrisht edhe pas heqjes së vizave për aspekte të caktuara sikurse janë ato që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit ne do të vazhdojmë të ecim në drejtim të thellimit të kësaj lufte sepse
kjo do të jetë pjesë e vazhdimit të procesit të integrimit europian të vendit.
Por lidhur me të gjitha kriteret teknike absolutisht unë jam i bindur se suksesi do të jetë i padiskutueshëm dhe i evidentuar shumë qartë. Por këto që më pyetët nuk kanë ndonjë lidhje të rëndësishme.
Për proceduarat ai që vendos është Komisioni Europian. Kemi të bëjmë me Parlamentin Europian kemi të bëjmë me Këshillin me vendet anëtare dhe sigurisht që gjithë procesi jam i bindur që do të eci në mënyrë shumë normale dhe shumë pozitive.
Në Bruksel do të kemi takime shumë të rëndësishme në Komisionin Europian Parlamentin Europian me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar atje është pjesë e punës tonë të vazhdueshme.
‘
Z. Meta ju flisni për media dhe tituj të porositur për cilat e kini fjalën më konkretisht?
Z. Meta: Për titujt e porositur dhe dashakeqës!
Z. Meta duke ju referuat titujve të porositur do të thotë se ne jemi në një hap me Bosnjën më pas apo më para ?
Z. Meta: Së pari Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm për plotësimin e të gjithë detyrimeve të këtij procesi . Së dyti ne jemi të bindur që vlerësimi do të jetë pozitiv dhe evidentimi i progresi do të jetë shumë i qartë. Së treti ne nuk mund të komentojmë asnjë lloj raporti apo dokumenti i cili nuk është bërë publik dhe zyrtar sepse kjo nuk është etike.
0x323031302d30342d3236 Meta-Rama-Cela.jpg 15:59)”