16 Feb Deklarate per shtyp e LSI
Deklarate per shtyp e LSI
Konferencë për Shtyp
Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm i LSI
LSI : Pro tryezës për Ref. Zgjedhore. L.Rama: Ofrojmë kontribute për Ref.Zgjedhore. Rama: LSI pranon ftesën e PD. Rama: Pjesëmarrje dhe jo vetë-përjashtim nga Ref. Zgjedgore. Rama: I pa kuptimtë bojkoti i PS. LSI: Reforma zgjedhore sipas OSBEODIHR.
Jam këtu për të dhënë një vlerësim dhe për ta konsideruar një hap të rëndësishëm dhe shumë seriozë nismën më të fundit të Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të vendit Z. Berisha për të ftuar të gjitha faktorët politikë por dhe përfaqësues të shoqërisë civile në një tryezë të hapur për të diskutuar për çështjet e reformës zgjedhore dhe ta konsideroj këtë fillimin e një pune të rëndësishme që lidhet me një prioritet për të cilin Lëvizja Socialiste për Integrim prej kohësh ka këmbëngulur dhe ka ndërmarrë iniciativa për të bërë të mundur pikërisht këtë hap që mesa duket po nis tani në kuadër të marrjes më drejtpërdrejt në një morri përgjegjësish që kanë të bëjnë me këtë çështje të rëndësishme.
Reforma zgjedhore ka qenë dhe mbetet një prioritet i LSI.
Ne herë pas herë kemi tërhequr vëmendjen për domosdoshmërinë e reflektimit me shumë seriozitet të shqetësimeve apo sensibiliteteve të krijuara edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të reflektuar në tërësinë e reformës të gjitha ato vërejtjeve dhe sugjerime të bëra në mënyrë shumë institucionale dhe të përgjegjshme nga OSBE /ODHIR.
Për LSI reforma zgjedhore mbetet një çështje e rëndësishme kontributi dhe pjesëmarrja në këtë reformë është gjithashtu një shenjë e serioziteti dhe angazhimit real për të bërë të mundur që Shqipëria të mbrij në atë cilësi zgjedhjesh siç bëjnë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian nga njëra anë dhe nga ana tjetër është gjithashtu një mundësi që cilido që ka kontribute për të dhënë të jetë pjesë apo të integrohet në tërësinë e kësaj reforme sepse vetëm kështu ne do të bëjmë të mundur të tejkalojmë edhe ato probleme qofshin reale apo qofshin të stisura të artikuluara prej subjekteve të ndryshme politike.
Sot ka mbritur një ftesë nga Partia Demkratike nënshkruar nga z. Berisha për të bërë të mundur uljen në një tryezë diskutimi për çështjet e reformës zgjedhore. Ne natyrisht që do të jemi pjesë e kësaj tryeze do të jemi pjesë e këtij angazhimi dhe do të jemi kontributor në këtë proces të rëndësishëm që lidhet me çështje kaq të ndjeshme dhe kaq prioritare saç është reforma zgjedhore.
Edhe njëherë dëshiroj të theksoj që pjesëmarrja kontributi dhe angazhimi real i të gjitha forcave politike integrimi i të gjithë aktorëve politikë por njëherësh dhe kontributi i përfaqësimi i shoqërisë civile për të bërë të mundur realizmin e reformës zgjedhore është padyshim shenja më tipike e angazhimit real dhe kontributit real në këtë proces të rëndësishëm. Dhe përjashtimi apo mospjesëmarrja pa dashur të paragjykoj askënd është natyrisht jo vetëm shenjë e papjekurisë politike por dhe shprehje e një vullneti negativ është një kontribut negativ prandaj unë i ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm politikë të gjithë subjektet politike që e ndjenë domosdoshmërinë për të kontribuar të jenë pjesë e këtij procesi dhe të jenë kontributor dhe të çlirojnë dhe ofrojnë energji pozitive në të mirë të këtij procesi.
Por në mungesë të Partisë Socialiste e paralajmëruar nga kryetari i PS Rama. Sa do ti shërbejë kjo reformimit të një kodi zgjedhor?
Së pari e quaj absurd dhe të pakuptimtë qëndrimin e shprehur nga kryetari i Partisë Socialiste për të mos marrë pjesë në një tryezë ku do të diskutohen opsione qëndrime apo ku do të mund të bëhen të njohura në mënyrë transparente qëndrimet e palëve.
Nga ana tjetër e quaj të papërgjegjshëm mos pjesëmarrjen dhe bojkotimin e tryezave të tilla sepse është i papërgjegjshëm çdo qëndrim që saboton procesin e rëndësishëm të reformës zgjedhore.
Partia socialiste prej një mbi një viti e ca është mbajtur pas tabusë të zgjedhjeve dhe problemeve që ajo mendon se kanë shfaqur zgjedhjet e kaluara.
Kjo tryezë dhe ky proces është një shans është një mundësi natyrisht një mundësi institucionale një mundësi në një tryezë dialogu për të ofruar kontributet e veta dhe për të artikuluar pozicionin e vet në lidhje me reformën zgjedhore. Prandaj e konsideroj të rëndësishme pjesëmarrjen e konsideroj të domosdoshme pjesëmarrjen sepse tërësia e reformës zgjedhore nuk lidhet vetëm me interesat e një partie ajo ka të bëjë me një proces të rëndësishëm për ecurinë e mëtejme të vendit në rrugën e integrimit evropian nga njëra anë. Ka të bëjë me shfaqje përgjegjësie ndaj interesave të vendit ndaj shqetësimit qytetarë për zgjedhje që arrijnë standardet e Bashkimit Evropian por është dhe shenjë serioziteti dhe partneriteti edhe me partneret ndërkombëtarë që gjithashtu kërkojnë realizimin e reformës zgjedhore.
Prandaj asnjëherë nuk është vonë që edhe lidershipi socialist të kuptojë se pjesëmarrja dhe jo bojkotimi kontributi pozitiv dhe jo bllokimi angazhimi real dhe jo vetë përjashtimi janë ato që presin qytetarët shqiptarë dhe më së shumti presin dhe vetë anëtarët simpatizantët dhe mbështetësit e PS.
Prandaj për LSI pjesëmarrja në këtë proces ne e kemi thënë dhe më parë dhe aq më mirë që kjo vjen tani si një lëvizje apo vjen si një qëndrim i artikuluar dhe nga Partia
Demokratike pra pjesëmarrja në këtë proces realizimi i një reforme gjithëpërfshirëse transparente dhe që po fokusohet tek prioritet që vinë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHRI-it është rruga më e mirë dhe ajo që duhet të bëjnë të gjitha aktorët dhe faktorët e përgjegjshëm politikë në këtë vend.
Po çështja e 84 votave?
Mbetet një sfidë çështja e angazhimit në përputhje apo për të kontribuar për reformën zgjedhore dhe natyrisht që përballë interesave të vendit përballë domosdoshmërisë për të realizuar këtë reformë unë shpresoj dhe besoj që do të ketë deputetë që të shfaqen me përgjegjësi e atyre angazhimeve që lidhen me interesat e vendit dhe që nuk mund të vazhdojnë të mbeten peng i interesave jo partiake por më keq akoma i interesa të një klani përfaqësues në lidershipin e Partisë Socialiste
0x323031302d31302d3139 Luan Rama.jpg 18:54)