16 Feb Deklaratë për shtyp e Kryetarit të LSI-së
Posted at 03:59h
in Archived Articles
” Deklaratë për shtyp e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Do t’ju lutesha për qetësi në mënyrë që të shprehim respektin tonë të thellë për të gjitha mediat pa përjashtim që ndodhën sot këtu prezente dhe që për gati një vit përmes një maratone pa fund që përfundoi më në fund dhe që natyrisht krijoi mundësinë për të nisur një maratonë e re janë edhe sot këtu prezente dhe unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’i shprehur ashtu sikurse kam konfirmuar përpara një viti besimin tim të plotë tek Drejtësia ligji dhe tek e vërteta.
Sot Gjykata e Lartë përmes Trupit Gjykues në mënyrë unanime bëri të qartë dhe konfirmoi para të gjithë shqiptarëve dhe para të gjithë botës jo thjesht pafajësinë e Ilir Metës por konfirmoi se në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë e vërteta do të fitojë mbi mashtrimin montimin dhe mbi fabrikimi. Se në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë. Se në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar i cili një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Është e vërteta se Ilir Meta familja e tij por edhe LSI-ja dhe shumë dashamirës gjatë këtij viti kanë pasur jo pak shqetësime te vendosur në një trysni të organizuar dhe të orkestruar nga krimi i organizuar. Megjithatë kjo ishte një sakrificë që ia vlente pavarësisht nga zvarritjet pafund të këtij procesi. Kjo ishte një sakrificë e Ilir Metës por edhe e të githë juve për një standard të ri dhe për një moral të ri në politikën shqiptare për t’u përballur me akuzat qofshin ato të bazuara mbi shpifje dhe montime monstruoze si qytetar i thjeshtë dhe mbi të gjitha bazuar në vullnetin që për hir të respektit dhe ndjeshmërisë së qytetarëve ndaj problemeve të korrupsionit dhe akuzave që bëhen në këtë drejtim për politikanët për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.
Dhe unë dua të falënderoj edhe avokatët e mi dhe të gjithë ata që insistuan për të mos e mbyllur këtë çështje për shkelje ligji dhe procedurash nga Prokuroria e Përgjithshme por për t’i shkuar në themel dhe për t’i çmontuar përfundimisht akuzat e bëra nga krimi i organizuar ndaj Ilir Metës i cili përmes këtyre montazheve përmes këtyre fabrikimeve kërkonte të merrte peng jo vetëm Ilir Metën por të merrte peng shumë institucione të tjera. Dhe unë ju jap fjalën juve ju jap fjalën të gjithë qytetarëve shqiptarë që ne dhe ato hallka të sistemit tonë të cilat për fat të keq janë marrë peng dhe instrumentalizohen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni do t’i çmontojmë përmes transparencës totale qoftë ajo dhe fatale për cilindo.
Kjo është ajo që kërkojnë qytetarët shqiptarë kjo është ajo që kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtarë. Falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur sot që në orët e para të mëngjesit dhe që kanë pritur më shqetësim këtë vendim. Dua të falënderoj edhe anëtarët e trupit gjykues të cilët kanë qenë nën një trysni të jashtëzakonshme presionesh shpifjesh akuzash pikërisht për të deformuar vullnetin e ligjit dhe të drejtësisë. Ilir Meta është njeri i ligjit është njeri i institucioneve është njeri i shtetit ka pasur dhe ka gjithmonë besim se ligji do të fitojë mbi padrejtësinë se shteti do të fitojë mbi krimin e organizuar.
0x323031322d30312d3136 fKe3i20120116113615_16011239.jpg 18:31)”