Deklarate per shtyp e Deputetit te LSI Z. Nikollaq Neranxi

Deklarate per shtyp e Deputetit te LSI Z. Nikollaq Neranxi

” Deklarate per shtyp e Deputetit te LSI Z. Nikollaq Neranxi Levizja Socialiste per Integrim shpreh shqetesimin e saj te madh ne lidhje me demet e pallogaritshme qe kriza energjitike po i shkakton biznesit vendas dhe te huaj qe punon ne Shqiperi. Biznesi eshte i zhgenjyer nga qeveria qe premtoi nje dimer pa krize energjitike dhe tani askush nuk mban pergjegjesi per kete krize. Biznesi po ngarkohet me kosto shume te larta te nderprerjes se punes apo punes me gjenerator. Mijera punetore kane dale pa pune si rrezultat i nderprerjeve te energjise. Vetem ne qytetin e Elbasanit muajin e fundit kane dale pa pune mbi 1000 punetore si rrezultat i mbylljes se punes se kompanise se prodhimit te celikut “KURUM” dhe falimentimit te shume bizneseve te vogla.  Nderkaq sheshet e Tiranes po mbushen cdo dite e me shume nga te papunet qe prodhon kjo krize.  Kriza po varferon cdo dite e me shume cdo qytetar shqiptar.

Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim ne i bejme thirrje shoqatave te biznesit te llogarisin kostot e humbjeve nga kriza energjitike dhe t’ja paraqesin ato qeverise per demshperblim. Ne te njejten kohe i bejme thirrje qeverise Berisha te kompensoje menjehere kostot e kesaj krize dhe te shpetoje dhjetera mijera biznese te vogla te mesme apo te medha nga falimentimi.

Eshte bindja jone qe kriza energjitike eshte pergjegjesi e vetme dhe e pakontestueshme e qeverise. Me paaftesine e saj qeveria po godet iniciativen e lire dhe po dekurajon investimet vendase dhe te huaja.  Askush nuk merr guximin te investoje ne Shqiperi kur qeveria e “sherbimit dhe sherbesave” nuk eshte e afte t’i furnizoje as me uje dhe energji elektrike. Politikat si “Shqiperia nje euro” perballe kesaj krize te rende energjitike nuk prodhojne asnje efekt pozitiv dhe nuk nxisin askend te investoje.

Biznesi shqiptar nuk kerkon lluks nuk kerkon favorizime te padrejta por kerkon kushte normale pune energji elektrike pa te cilen nuk mund te funksionoje as prodhimi dhe as administrimi normal i nje biznesi.  Levizja Socialiste per Integrim i kerkon dhe njehere qeverise te kompensoje demet qe po i shkakton biznesit me papaergjegjshmerine e saj.

0x323030372d30312d3131 12:39)”