Deklarate per shtyp

Deklarate per shtyp

” Deklarate per shtyp

Deklarate per shtyp
Besjan Pesha
Zv.Sekretar I Pergjithshem I LSI
Para dy ditësh të gjithë shqiptarët përjetuan një ankth dhe terror të paparë nëpërmjet pamjeve shokuese të një dhune të paprecedentë te ushtruar mbi institucionet legjitime dhe demokratike te vendit dhe mbi uniformat e policise nga nje grusht mercenaresh te paguar nga Edi Rama.
Ky skenar I marrjes se pushtetit me dhune I cili ishte paralajmeruar me pare nga vete lidershipi I te ashtequajtures opozite e vendit deshtoi fale qendreses qe forcat e policisë I bene bandes se Edi Rames por edhe fale qytetarise qe treguan te gjithe ata socialiste te ndershem te cilet kishin ardhur per te kerkuar paqe ne proteste dhe e injoruan skenarin pucist te pergatitur nga Edi Rama.
Ishte Edi Rama ai qe rekrutoi organizoi e pagoi grupe kriminale me qellim ushtrimin e dhunes nga ana e tyre ndaj forcave te rendit e me pas ndaj institucioneve te vendit.
Ishte Edi Rama I cili pasi I thirri ne demonstrate socialistet e ndershem I la ata te vetem nen trysnine e dhunes qe kishte porositur organizuar e paguar vete.
Ishte Edi Rama I cili nxitoi dhe po nxiton qe te ngreje kapital politik mbi tragjedine e tre shqiptareve te cilet humben jeten gjate skenarit pucist te pergatitur nga ai duke I shnderruar mortet ne mitingje duke krijuar nje precedent te rrezikshem politik dhe duke mos pritur qe organet e drejtesise te bejne punen e vete.
Dua sot ti bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare e ne vecanti te gjithe atyre anetareve te partise socialiste te cilet punojne dhe jetojne cdo dite me ndershmeri te distancohen sa me pare nga veprimet dhe planet makabre te Edi Rames I cili sic edhe ka deklaruar njeri prej drejtuesve te opozites eshte I gatshem te sakrifikoje  dhjetra mijra jete shqiptaresh ne kembim te karriges se pushtetit.
Dua sot ti bej thirrje ndergjegjes se gjithe kombit shqiptar qe te mos heshte dhe mbylle syte karshi ketij skenari pucist e vellavrases qe eshte duke u gatuar nga mendja e semure e Edi Rames. Ne emer te te tashmes se vendit e te ardhmes se femijeve tane sot me shume se kurre kemi nevoje qe te bashkuar te ndalojme kete njeri qe nuk njeh as dhembshuri as dashuri e as nje vlere familjare por ushqehet vetem me ur tje ndaj vendit dhe shqiptareve.
Pyetje e gazetarit: Z.Pesha cfare mendoni per punen qe po ben prokuroria ne zbardhjen e ngjarjes.
Mendoj se ka patur nje ngjarje ne daten 21 janar ka patur nje skenar pucist per te marre pushtetin me dhune. Ka patur nje dhune te paprecedente mbi institucionet legjitime ne vend si edhe mbi uniformat e policise. Kjo ngjarje ka patur organizatore dhe ekzekutues. Prokuroria nuk duhet ta nise punen e vete nga bishti por duhet te therrase urgjentisht organizatoret e dhunes dhe ekzekutuesit e saj e me pas te merret me pasojat. Nje anshmeria e prokurorise cenon thellesisht transparencen e ketij procesi.

0x323031312d30312d3233 19:50)”