16 Feb Deklaratë për Shtyp
Posted at 03:32h
in Archived Articles
” Deklaratë për Shtyp
Lëvizja Socialiste për Integrim
Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Viti që sapo lamë pas ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sot lëvizja e lirë pa viza në Europë nuk është më një ëndërr por është një fakt i pamohueshëm dhe një realitet i prekshëm për të gjithë. Dhe shqiptarëtmeritojnë të gjitha nderimet dhe respekt maksimal me sjelljen e tyre dinjitoze në këto ditë të para te liberalizimit.
Në të njëjtën kohë ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit në një vit kur kriza ekonomike e financiare gjunjëzoi dhe tronditi ekonomi te fuqishme europiane e botërore ka qënë një nga arritjet më të mëdha për vitin që kaloi duke treguar që reformat e kryera kanë qënë tejet efikase e duke dhënë garanci të sigurta e të mëtejshmë për 2011.
E në fakt viti 2011 është një vit tejet i rëndësishëm. Është viti në të cilin duhet të vazhdojnë me ritme të shpejta të gjitha reformat europianizuese në vend. Prandaj qytetarët shqiptarë kërkojnë nga klasa politike që të jetë në të njëjtën linjë me aspiratat e tyre.
Për fat të keq vitin që kaloi u vërejt mungesa totale e kontributit të opozitës për të bashkëpunuar. Nga opozita u ndoq një politikë bllokuese dhe në mungesë të plotë të alternativave. Ndërkohë që këtë vit është e domosdoshmë një qasje tjetër nga ana e saj e sidomos kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme. Opozita duhet të investohet pozitivisht në të mirë të interesave të vendit. Votimi dhe ngritja e Gjykatës Administrative është një nga hapat e parë që duhen ndërmarrë dhe për të cilat opozita duhet të ndërrojë mendje pasi është një kërkesë e vetë biznesit e vetë shoqërisë por është njëkohësisht edhe një ndihmë e aleatëve tanë strategjikë e cila nuk mund të refuzohet.
Në të njëjtën kohë fillimi i punës për reformën zgjedhore si një kërkesë e Parlamentit Europian është një tjetër hap i cili duhet hedhur dhe për të cilin opozita duhet të japë konsensusin e saj pasi në kundërshtim nga sjellja e vitit të kaluar tashmë ka ardhur koha për t’u treguar seriozë e të përgjegjshëm.
Le ta nisim mbarë 2011.
Shqiptarët e meritojnë.
0x323031312d30312d3039 Ardit Cela.jpg 11:22)”