DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

” DEKLARATË PËR SHTYP Deklaratë: Luan Rama
Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI

Pas dorëzimit te përgjigjeve te pyetësorit dhe ne vigjilje te marrjes se vendimit për liberalizimin e vizave edhe për qytetaret shqiptare vendi hyn ne nje faze cilësisht te re ne raport me gjithë procesin e pakthyeshëm te anëtarësimit ne BE.

Kjo do te thote qe e gjithe shoqeria shqiptare e ne rradhë te pare klasa politike e vendit duhet te sillen tashme me pjekurine dhe pergjegjshmerine qe kerkon ky moment historic jo vetem per te mos ngadalesuar me asnje sekonde ritmin e reformave europianizuese per vendin po per te pershpejtuar dhe ridimensionuar angazhimet dhe kontributet e gjithesecilit.

Eshte per te ardhur keq qe ne kontrast me trendin europian te zhvillimit te vendit ndeshim ne qendrimet e papergjeshme e provokative te lidershipit josocialist te Partise Socialiste.

Nuk mund te mos e them me trishtim kete gje pasi nuk e meritojne socialistet shqiptare te mbeteshin e te mbeten jashte kontributeve per integrimin europian te vendit vetem e vetem se keshtu do nje tufe njerezish qe as nuk jane socialiste as nuk ndjejne respekt e mirenjohje per gjithe sa kane bere socialistet sidomos gjate 8 viteve ne pushtet per integrimin euroatllatik te vendit dhe ç’eshte me e keqja nuk duan te kuptojne rendesine e ketij momenti per fatet dhe te ardhmen europiane te vendit.

Gjuha e kercenimeve dhe ultimatumet per mosbindje civile zhargoni dhe alternativa e rruges kundervenia ndaj institucioneve legjitime nuk jane ne natyren e socialisteve nuk jane pjese e sjelljes dhe e veprimit politik te Partise Socialiste.

Kryetari josocialist i Partise Socialiste dhe enturazhi i tij i maskave te zeza pasi ia doli ta shnderroje Partine Socialiste nga institucion te demokracise e vlerave euriopeiste ne parti pa alternative e te kapluar prej krizes se identitetit pasi e rrembeu ate nga parlamenti dhe e nxorri ne rruge duke e katandisur si nje ndermarrje ne falimentim po perpiqet sefundi ta shnderroje edhe ne nje repart dhune kercenimi dhe antiligji.

Asgje nuk do te mund te beje.

Socialistet si te gjithe qytetaret e ketij vendi kane kauzë te tyre jo interesat e kryetarit josocialist por interesat europiane te femijeve te tyre te familjes se tyre te atdheut te tyre.

Prandaj une i ftoj socialistet dhe mbeshtetesit e tyre ne mosbidje ndaj keqperdorimit per interesa te ndryshme nga interesat europiane te vendit; I ftoj ne mosbindje ndaj thirrjeve per destruktivitetin e politikes se vjeter te rruges;I ftoj te jene aty ku e kane vendin dhe ku e meritojne te jene protagoniste te integrimit europian te vendit.

Ne shoqerine e vlerave europiane nuk ka vend per arrogancen e shumices por nuk ka vend as per diktatin e dhunen e pakices pasi armiku me i vjeter i lirise eshte pasioni i pakices per te sunduar mbi shumicen.
0x323031302d30342d3230 13:45)”