16 Feb Deklaratë për shtyp
Posted at 03:39h
in Archived Articles
” Deklaratë për shtyp
Deklarate: Vangjel Tavo
N/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë
Jam këtu si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim por dhe si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë për të përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës njëkohësisht për të uruar kryetarin e sapozgjedhur të këtij kuvendi dhe të gjithë përfaqësuesit e legjislativit kosovar për detyrën dhe misionin e tyre fisnik në plotësim të aspiratave të popullit të Kosovës.
Gjithashtu shpreh bindjen se Kuvendi i Kosovës ashtu sikundër deri më sot por edhe qeveria e Kosovës e cila pritet që të formohet së shpejti do të vazhdojnë të ruajnë dhe të luajnë një rol aktiv për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Shpreh bindjen se bashkëpunimi midis dy kuvendeve tona respektive do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.
Cila do të jetë vota e LSI-së për kufizimin ë imuniteteve një nismë e marrë nga maxhoranca dhe që ka kaluar sot në Komisionin e Ligjeve?
Çështja e imuniteteve është një çështje e ndjeshme brenda vendit tonë gjithashtu është një rekomandim i vazhdueshëm që i është bërë Kuvendit të Shqipërisë nga partnerët e tij. Është një çështje për të cilën LSI ka qenë promotore për ti dhënë fund një herë e mirë çështjes së kufizimit të mandatit jo vetëm të deputetëve por edhe të zyrtarëve të tjerë të cilët akuzohen për korrupsion dhe nuk e kuptojmë aspak sesi z. Rama është futur dhe po mbrohet mbas bunkerit të tij lidhur me çështjen e imuniteteve.
0x323031312d30322d3232 Vangjel Tavo.jpg 13:45)”