16 Feb Deklaratë për shtyp
Posted at 03:39h
in Archived Articles
” Deklaratë për shtyp
Edhe java që sapo mbyllim pa ndonjë ndryshim të madh nga java pararendëse u karakterizua nga zhvillime në dy pamje diametralisht të kundërta dhe që dëshmojnë më së miri edhe pamjen reale të aktorëve dhe faktorëve politikë në vend.
Nga njëra anë kemi partnerët ndërkombëtarë gjithnjë të vëmendshëm dhe të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre të cilët apelojnë në mënyrë konsistente mbi domosdoshmërinë e dialogut politik mbi domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjes në tryezën e funksionimit demokratik të institucionit të vendit dhe jo përmes imponimit apo politikës së rrugës nga njëra anë dhe nga ana tjetër shfaqjen e pamohueshme për fat të keq në pamje realisht tejet të vjetëruar të Edi Ramës dhe grupit të tij që vazhdon jo vetëm të mos reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe europiane ndaj mesazheve të partnerëve europianë për dialog por ç’është më e keqja vazhdon të provokojë duke u kapur fort vetëm pas rrugës dhe politikës që lidhet me rrugën.
Natyrisht Shqipëria që ka një trend europian të zhvillimeve të veta Shqipëria që ka një axhendë europiane nuk mund të presë dhe as nuk mund të vazhdojë të paguajë kostot e politikës së vjetër të rrugës të artikuluar në mënyrë të qartë edhe në mitingun e djeshëm prej Edi Ramës i cili në një gjendje tepër të mjeruar do të thoja pati vëmendje dhe kohë që të sulmonte si gjithnjë edhe Fatos Nanon edhe Ilir Metën.
Këto dy personalitet të së majtës europiane në Shqipëri këto dy figura të qenësishme dhe të rëndësishme të së majtës të cilët e mbajtën Partinë Socialiste për tetë vjet në pushtet të cilët e transformuan PS në në një parti të së majtës demokratike europiane.
Z. Nano dhe z. Meta e bënë PS-në një shkollë të respektimit të vlerave demokratike të ngritjes së institucioneve demokratike dhe sulmet e djeshme të Edi Ramës janë shprehje e një kompleksi inferioriteti dhe një fobie të njohur për tipa karakteropat i cili i kompleksuar prej asaj çfarë e lidh Fatos Nanon dhe Ilir Metën me emrin dhe historinë e PS-së gjen si të vetmen rrugë sulmin kundër tyre që në thelb është një sulm ndaj vlerave të vetë PS-së është një sulm dhe një provokim edhe kundër anëtarëve simpatizantëve dhe të gjithë votuesve të Partisë Socialiste.
Ndërkaq LSI edhe këtë javë është në punë. Është në punë e orientuar tek prioriteti i të gjithë shoqërisë shqiptare tek zgjedhjet për autoritetet e qeverisjes vendore të 8 majit. Strukturat e LSI-së vazhdojnë të përgatiteten me shumë seriozitet për ta përballuar këtë sfidë dhe për ta kurorëzuar atë me sukses.
Unë jam sot këtu që në emër të LSI-së të ritheksoj për të disatën herë domosdoshmërinë për tu ulur në tryezën e dialogut politik domosdoshmërinë që për hir të interesave të vendit të braktiset gjuha e imponimit dhe të kërcënimit nga rruga dhe politikën e protestës së rrugës dhe për të shkuar tek politika e ofertës dhe e konkurrencës me alternativa dhe jo me demagogji dhe me një tirazh shpifjesh dhe akuzash që përveç Edi Ramës dhe grupit të tij të ngushtë as nuk motivojnë dhe as nuk frymëzojnë askënd tjetër.
Në kontrast me interesat e vendit në kontrast me të gjitha interesat e qytetarëve europianë të Shqipërisë dhe ne kontrast të plotë me trendin e zhvillimeve europiane të vendit politika e grupit të Edi Ramës e lokalizuar tashmë në një sipërfaqe të ngushtë në rrugë sa vjen e del gjithnjë e më zbuluar sa vjen e del gjithnjë edhe më në kundërshti me rrjedhën e zhvillimeve europiane të vendit në kundërshti me mesazhet e qarta dhe shumë luajale që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë do të veçoja partnerin strategjik SHBA-të dhe BE-në.
Do të jeni ju pjesë e festës së thirrur nga PD-ja me rastin e 20-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit?
Festa e organizuar në përkujtim të 20 shkurtit është një festë shumë më tepër sesa partiake është një referencë që na rikthen në ditë të vështira por edhe po aq historike por është një referencë për të sjellë në pah të gjithë rrugën e përshkuar edhe nga Partia Socialiste prej 20 shkurtit ’91 e deri më sot e për pasojë në atë festë do të marrin pjesë më shumë sesa përfaqësues partiakë.
0x323031312d30322d3139 Luan Rama.jpg 16:23)”