16 Feb Deklaratë për shtyp
Posted at 03:37h
in Archived Articles
” Deklaratë për shtyp
Deklaratë për shtyp;
Ylli Manjani
Sekretar për Çështjet Zgjedhore në LSI
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 8 majit LSI është e shqetësuar për mungesën e vullnetit politik për të kryer një reformë zgjedhore të domosdoshme për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Reforma zgjedhore ashtu siç është parashikuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR është e domosdoshme për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira të ndershme demokratike e mbi të gjitha të besueshme.
Reforma zgjedhore nuk mund të jetë çështja tekash të kryetarëve të partive dhe as s’ka pse të përdoret prej tyre si mjet për të bërë demagogji apo propagandë për interesa private.
Është moment që partitë veçanërisht ato parlamentare të dëshmojnë seriozitet dhe pjekuri politike për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve më të mira Europiane të kohës.
Nëse partitë i kanë seriozisht ato që thonë për zgjedhjet është moment ta dëshmojnë këtë seriozitet. Reforma zgjedhore nuk ka pse politizohet në ekstrem.
LSI nuk para sheh asnjë arsye për të politizuar çështje të tilla si:
1- Shmangia e konfliktit të Interesave ndërmjet Kryetareve të njësive vendore që konkurrojnë në këto zgjedhje nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë detyra ligjore për përgatitjen e zgjedhjeve sipas kodit zgjedhor.
2- Reflektimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e Kandidatëve
3- Adaptimin e një modeli evropian transparent për financimin e zgjedhjeve
4- Si dhe nisjen e një reforme administrative e territoriale që reflekton nevojat e kohës për zhvillim të qëndrueshëm.
Këto çështje janë pjesë e projektit tonë politik për tu zgjidhur dhe në këtë funksion ne ftojmë të gjithë partitë dhe shoqërinë civile që të kontribuojnë në këtë proces.
0x323031312d30322d3037 Ylli Manjani.jpg 14:26)”