Deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp

” Deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp
Petrit Vasili
Nen/ Kryetar I LSI
LSI: Përshëndet qëndrimin e qartë të Ambasadës së SHBA.  
LSI: Asnjë lëshim dhunës ndaj institucioneve.
LSI: Demokracia në Shqipëri e pa pajtueshme me dhunën.
LSI:SHBA mbështet vetëm zbatimin e ligjit.
LSI përshëndet deklaratën e ambasadës Amerikane duke vlerësuar atë si një qëndrim te qarte ne mbështetje te Shqipërisë si një vend me standarde plotësisht demokratike tashme anëtare e NATO dhe qytetaret e te cilës lëvizin lirshëm neper Evrope. 
Ambasada amerikane ne shqiperi shprehet qarte se ajo denon gjuhen e perdorur ne mbeshtetje te akteve crregulluese e te demshme. Gjithashtu ajo denon dhe retorikat qe sugjerojne apo tolerojne cdo forme dhune sepse kjo eshte ne dem te te gjithe shqipetarevete cilet kane bere aq shume me seriozitet dhe durim per permbushjen e reformave qe I kane cuar perpara vendin dhe aspiratat e tyre demokratike. 
LSI sic thekson deklarata e ambasada e e SHBA ka theksuar me force dhe me pare se cdo inspirim dhune apo tentative per marrjen e pushtetit me violence nuk ka asgje te perbashket me demokracine dhe pushtetin demokratik e per pasoje eshte e destinuar qe te deshtoje. 
LSI ashtu sic nenvizohet nga ambasada e e SHBA ka mbeshtetur e mbeshtet te gjitha format demokratike te shprehjes se vullnetit nga forcat politike por ka denuar dhe do te denoje ashper cdo tentative qofte dhe e izoluar per te krijuar klime dhune dhe stresi mbi qytetaret dhe institucionet duke nenvizuar se cdo veprim I tille eshte ne dhunim te ligjit si dhe  te te drejtave dhe lirive te qytetareve te cilet kane te drejte te bejne zgjedhjen e tyre politike te paimponuar apo detyruar nga askush.
LSI mbeshtet qendrimin e prere te ambasades amerikane per respektimin e institucioneve dhe te ligjit si  dhe te te drejtave te te tjereve te drejta keto qe jane te shenjta e duhen respektuar pa asnje leshim edhe gjate te gjitha tubimeve te cdo lloji.
LSI pershendet vleresimin e ambasades se SHBA per te gjitha institucionet e zbatimit te ligjit te cilat me profesionalizmin e tyre kane sjelle e sjellin qetesine ne vend qe kane edhe mbeshtetjen e plote te LSI duke vleresuar qarte paanesine tyre politike si dhe profesionalizmin e tyre gjate zbatimit te ligjit.

0x323031312d30312d3230 19:23)”