16 Feb Deklaratë për shtyp
Posted at 03:35h
in Archived Articles
” Deklaratë për shtyp
Lëvizja Socialiste për Integrim
Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka kohë për të humbur më halucinacionet e Edi Ramës i cili meqë nuk është i zoti dhe i aftë të fitojë me votë synon marrjen e pushtetit me dhunë. Edhe njëherë e denoncojmë si të papërgjegjshme dhe provokative deklaratën e tij e cila në fakt fyen një popull të tërë.
Lëvizja Socialiste për Integrim pret nga opozita shqiptare kontribute pozitive për reformën zgjedhore. Pret njëkohësisht një angazhim real në jetën parlamentare në mënyrë të tillë që demokracia të jetë funksionale në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian si edhe në mënyrë që parlamenti të mos jetë arena e shfaqjes së rrugaçërisë dhe papërgjegjshmërisë politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim është e angazhuar fuqimisht jo vetëm për kryerjen e një reforme zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të institucioneve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë por njëkohësisht po punon me të gjitha strukturat e saj në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë për një rezultat spektakolar në 8 maj.
0x323031312d30312d3230 Ardit Cela.jpg 13:56)”