Deklarate për Shtyp

Deklarate për Shtyp

” Deklarate për Shtyp

Deklarate për Shtyp
Besjan Pesha
Zv .Sekretar I Pergjithshem I LSI
Është për të ardhur keq kur shikojmë se si Z. Rama në vend që tju kërkojë ndjesë gjithë shqiptarëve për veprimet e tij të fundit të cilat synojnë të vendosin një standard të vjetër dhe të shëmtuar në vend atë të spiunimit e përgjimit të qytetarëve e më pas  montimit dhe falsifikimit të fjalëve të tyre vazhdon që të marrë përsipër me krenari autorësinë e kësaj shëmtie.
Edi Rama po kërkon që standardin e vjetër të përgjimit dhe spiunimit tjua trashëgojë edhe brezave të rinj të cilët çdo ditë po e refuzojnë me neveri këtë ofertë. Kryetari I Spiunëve të Shqipërisë nuk mund të përdori dot metodat e vjetra në shoqërinë tonë të re. Megjithëse ai dhe drejtuesit e Koalicionit të Spiunëve janë mësuar të spiunojnë në diktaturë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe në  Demokraci rinia shqiptare ka për ta refuzuar me neveri këtë metodë jetese. 
Pasi luftoi me gjithë arsenalin e vetë kundër liberalizimit të vizave kundër marrjes së statusit kandidat kundër reformave integruese Rama po e kthen PS nga një forcë alternative për të drejtuar vendin në një alternativë çimkash e spiunësh po e kthen atë kundër interesave të të gjithë Shqiptarëve. E gjithë kjo sepse ka frike te përballet ndershëm ne një gare elektorale sepse nuk ka asnjë alternative e program se sit e qeverise Tiranen e Shqipërinë.
Të nderuar qytetarë shqiptarë! Imagjinoni një shoqëri ku çdokush përgjohet dhe më pas përgjimi I montohet sipas interesave të atij që rregjizon këtë skenar. Imagjinoni një shoqëri ku çdokush detyrohet të spiunojë e deformojë veprimet e mikut shokut familjarit e kolegut. Kjo është shoqëria që kërkon sot Edi Rama. Prandaj jo vetëm ne por edhe të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste duhet të distancohen nga veprimet e Kryetarit të tyre. Në të kundërt shëmtia do të mbetet mbi të gjithë ata dhe PS nuk do të jetë tjetër veçse një Parti Spiunësh me një program kombëtar spiunazhi.

0x323031312d30312d3136 19:39)”