Deklarate për Shtyp

Deklarate për Shtyp

Deklarate për Shtyp

Deklarate për  Shtyp
Besjan Pesha
Zv. Sekretar I Përgjithshëm I LSI

Pesha: Është koha për dezinfektim.

Pesha: PS e infektuar nga parazitet e mafies.

Pesha: Meta do ta fitoje betejën ligjore morale dhe politike.

Pesha:  PS partia e spiuneve te Shqipërisë

Është për të ardhur keq që lidershipi I Partisë Socialiste është kapur dhe po përdoret nga grupe dhe klane mafioze  të cilët për interesat e tyre kriminale kërkojnë të marrin peng institucionet e shtetit shqiptar dhe për këtë qëllim po përdorin format më të pista dhe të rrezikshme të presionit dhe shantazhit. Edhe pse truku I tyre mediatik doli në dritë të diellit për të gjithë shqiptarët ku të gjithë kuptuan se video ishte e manipuluar me qëllim nga Prifti – Rama PS në vend që tju kërkojë ndjesë atyre e thellon mashtrimin duke recituar vargjet e diktuara nga mafia e cila e ka infektuar kete parti gjer ne palce. Fakt eshte se  Partia Socialiste e Shqiperise eshte shnderruar tashme nga gjithe kjo histori ne Partine e Spiunave te Shqiperise.
Prandaj sot eshtë koha për dizinfektim të Partisë Socialiste.
Dua tju bëj të ditur edhe njëherë këtyre terroristëve politikë se lufta jonë kundër krimit të organizuar klaneve mafioze dhe aferave të tyre korruptive nuk ka për tu ndalur në asnjë moment.
Sot me shume se kurrë është koha për Dizinfektimin e Bashkise se Tiranës nga parazitet qw I janw ngjitur prej vitesh dhe thithin parate e popullit me tubat e pluhurit te krimit.
Gjithashtu dua ti garantoj ata dhe të gjithë qytetarët shqiptarë se z.Meta ka për ta fituar betejën e tij juridike morale dhe politike me këto grupime të rrezikshme ashtu sic ka fituar gjithnjë cdo betejë në emër të integritetit dhe dinjitetit të tij e të gjithë shqiptarëve.  Sot LSI ndihet më e fortë se kurrë në vazhdimin e përballjes së saj me këto klane.
Lajmi I mirë për të gjithë shqiptarët  është se përballja e fundit po afron dhe ajo është në 8 maj ku të gjithë së bashku mund ti largojmë njëherë e mirë cimkat fuksat spiunët kriminelët e mafiozët e grupuar sot  të gjithë tok rreth një prifti të ngratë që I ka shitur shpirtin një djalli të gjatë.  Sot është koha për dizinfektim. Është koha për të dizinfektuar Tiranën por edhe gjithë Shqipërinë nga cimkat kryecimkat fuksat e kryefuksat mafiozët e kryemafiozet.
Shqipëria as nuk mund e as nuk do të mund të merret peng kurrë nga montatorë videosh e mjeshtra të shantazhit modern shqipëria është dhe do të mbetet e shqiptarëve.

0x323031312d30312d3135 16:21)