DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP Deklaratë: Luan Rama
 
Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI
 
Qëndrimi parimor dhe konstant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me rëndësinë që merr dialogu poilitik institucional për zgjidhjen e situatës politike në vend është dhe mbetet konstante e pandryshueshme e jona. Natyrisht kur flasim për dialog politik institucional kemi parasysh në radhë të parë vetëm dialogun që vjen në frymë të Kushtetutës dhe në zbatim të Kushtetutës së vendit. Së këtejmi unë gjykoj se qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik;
së pari në raport edhe me vetë Presidentin e Republikës sepse nuk mundet që Partia Socialiste të imponoj modalitetet e takimit që organizon Kryetari i Shtetit.
 
Se dyti ka një nonsens parimor sepse askush aq më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar faktorë politikë të cilët i ka bërë të tillë pra me ndikim dhe influentë në jetën politike të vendit vetë qytetari shqiptarë me votën dhe me zgjedhjen që ai ka bërë në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e te eliminonte LSI-në por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin evropian të Shqipërisë.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar dhe seriozisht e investuar që të bëhët zgjidhja më e mirë që përshpejton reformat europianizues të vendit që përshpejton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për demagogji apo për kushte që vijnë nga individë të veccantë por kanë nevojë për zgjidhje të problemeve në mënyrë që ata të shkojnë pa viza në pasaportat e tyre europiane si qytetarët të barabartë të Europës dhe shumë shpejt të jenë pjesë e bashkësisë së vendeve të Europës së Bashkuar.
 
Faktin sesa faktor politik është Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka në dorë kryetari i PS-së cili edhe me qëndrimin më të fundit dëshmon se nuk është seriozisht i angazhuar për të gjetur një zgjidhje që vjen në pajtim me Kushtetutën dhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së nga njëra anë dhe nga ana tjetër hapat e mëtjeshmë reagimi pozitiv ndaj çdo inisiative që vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues dhe europianizues të Shqipërisë. 0x323031302d30322d3032 18:26)