Deklarate per mediat nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun z. Luan Rama

Deklarate per mediat nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun z. Luan Rama

Deklarate per mediat nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun z. Luan Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim  jo vetëm me përgjegjësitë e një force politike që është në qeverisjen e vendit por edhe me seriozitetin dhe angazhimet si një faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit E KONSIDERON dialogun politik në institucionet legjitime të vendit e pike së pari në Kuvend si hapin e domosdoshëm për zgjidhjen dhe kapërcimin e impasit politik dhe si një shenjë të sjelljes evropiane të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë parlamentarë.

SFIDA e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është sfidë vetëm e mazhorancës qeverisëse. Ajo është sfidë për gjithë shoqërinë shqiptaredhe padyshim është në radhë të parë sfidë për klasën politike të vendit pra edhe për opozitën.

Në këtë kontekst LSI e konsideron gjuhën kërcënuese dhe ultimative si shprehje të krizës dhe të frikës së lidershipit socialist për t’u ballafaquar me alternative që i kontribuojnë të ardhmes evropiane të vendit.

LSI e fton Partine Socialiste  të distancohet nga gjuha destruktive dhe tonet kërcënuese për marrjen e pushtetit me dhunë ç’ka nuk ka qenë në natyrën e saj dhe të zërë vendin që i takon në Kuvendin e Shqipërisë si një opozitë civile dhe evropiane.

Përmes dialogut politik në Kuvend do të gjejmë së bashku zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe kështu do të kontribuojmë realisht edhe për liberalizimin e vizave dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptare në Bashkimin Europian por edhe për realizimin e të gjithë reformave të rëndësishme në funksion të anëtarësimit të vendit në BE.

 

0x323031302d30312d3233 14:27)