Deklarate per Mediat nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta

Deklarate per Mediat nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta

Deklarate per Mediat nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta

Dua të shpreh keqardhjen për retorikën tërësisht jo konstruktive nga ana e përfaqësuesve të opozitës sidomos në lidhje me situatën ekonomike në vend. Është vërtetë për të ardhur keq që në momentin kur Shqipëria paraqet një situatë ekonomike nga më të qëndrueshmet në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë dhe të kontinentit tonë në momentin kur Shqipëria përmendet gjithnjë e më pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare nga Banka Europiane për Investim dhe Zhvillim dhe institucione të tjera si një vend që jo vetëm i ka qëndruar me shumë sukses krizës globale financiare dhe ekonomike por dhe ka arritur që jo vetëm të ruaj parametra të qëndrueshëm makro ekonomikë dhe makro fiskal por njëkohësisht të tërheq gjithë një më shumë investime të huaja direkte të cilat kanë shënuar një rritje të pandërprerë.
Është për të ardhur keq që synohet të përhapet panik pa asnjë logjik ekonomike por mbi të gjitha politike dhe qytetare në një kohë kur ne duhet të inkurajojmë një klimë gjithnjë e më pozitive ndaj biznesit dhe njëkohësisht dhe një sjellje më optimiste edhe për konsumatorët.
Në këtë drejtim unë dua të shpreh besimin se jo vetëm që situata ekonomike do të vijojë të jetë e qëndrueshme jo vetëm që Shqipëria do të vijojë të ketë një rritje ekonomike pozitive jo vetëm që Shqipëria do të vijoj të ketë një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja në vend por pa asnjë diskutim qeveria do ti realizojë të gjitha objektivat e saj dhe unë do të ftoja të gjithë përfaqësuesit e opozitës që të mos u kundërvihen reformave ekonomike dhe sociale. Sepse kjo nuk është as në të mirë të tyre sepse vet procesi i integrimit Europian i kërkon këto reforma.
Natyrisht çdo propozim konstruktiv është dhe do të jetë i mirëpritur ashtu sikurse jam i bindur se një dialog akoma më i hapur do të zhvillohet edhe me biznesin dhe përfaqësuesit e tij dhe më të gjitha institucionet e tjera rregullatore me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit akoma më tej në vend dhe inkurajimin e tij për të rritur investimet dhe njëkohësisht për mos cënuar vendet e punës por përkundrazi për të shikuar mundësitë për ti shtuar ato pavarësisht nga situata e përgjithshme globale ekonomike dhe financiare. 
Jemi në një moment shumë të rëndësishëm atë të marrjes së pyetësorit nga Komisioni Europian. Pa asnjë diskutim ky është momenti më i rëndësishëm për të gjithë vendin.

Ky nuk është një pyetësor thjesht për qeverinë. Ky është një pyetësor Shqipërinë sepse procesi i integrimit është një proces që do të vijojë përtej mandatit të çdo qeverie dhe mbi të gjitha është një proces i cili është në interesin e gjithë qytetarëve shqiptarë. 
Prandaj edhe një herë tjetër gjej rastin që të ftoj lidershipin e Partisë Socialiste dhe forcat e tjera politike opozitare që të përfshihen në këtë proces në mënyrë konstruktive sepse unë besoj se kanë dhe mundësitë aftësitë edhe kapacitetet për të kontribuar për të qenë një vlerë e shtuar dhe e domosdoshme e gjithë këtij procesi.
Jam i bindur që qeveria do të dijë që të përfshijë në këtë proces gjithë grupet e interesit; shoqërinë civile përfaqësuesit e biznesit universitetet në mënyrë që ky të jetë një aksion vërtet kombëtar sepse është në interesin e vendit tonë që ky të jetë një proces cilësor dhe njëkohësisht një proces që ta aftësojë Shqipërinë më tej për të qenë një anëtare e denjë nesër e Bashkimit Europian. 
PYETJE
Zoti Meta juve sapo deklaruat se ftoni opozitën të bëhet pjesë e hartimit të përgjigjeve të pyetësorit. Ndërkohë që dihet se opozita ka bojkotuar Kuvendin dhe ju dje i bëtë thirrje për të dialoguar. Si do bëhet ky dialog më parë opozita e ka nisur dialogun dhe më anë të letrave si do të bëhen këtë herë negociatat?
Vullneti ka qenë dhe është gjithnjë pozitiv ofertat kanë qenë konkrete dhe mbeten të tilla përderisa çështjet që shtrohen kanë qenë dhe janë konkrete. Kështu që në këtë drejtim jo vetëm që mazhoranca do të jenë gjithnjë të hapur për dialog dhe bashkëpunim me opozitën por pa asnjë diskutim me gjithë grupet e tjera të interesit në vend sepse dialogu është një proces shumë më i gjerë sesa thjesht dhe vetëm Parlamentit.
Ju e dini që dialogu kërkon gjithnjë më shumë sesa një palë për tu zhvilluar. Qeveria dhe mazhoranca kanë qenë dhe mbeten pala e pa lëkundur për dialog dhe mirëkuptim.
Zoti Meta kur flitet për dialog mbahet parasysh dhe fakti se palët duhet të bëjnë lëshime. A do ishte e gatshme mazhoranca të pranonte zgjidhje të krizës me zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale?
Dialogu në çdo rast ndërtohet mbi disa parime dhe qëllime të përbashkëta. Në këtë drejtim unë mendoj se dialogu në çdo rast i ka të gjitha mundësitë për të qenë i shëndetshëm dhe si suksesshëm.
Gjë që do të thotë se kur qëndron mbi parime të tilla ku parimi kryesor është ai i shtetit ligjor respektimit të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve dhe ku qëllimi i përbashkët mbetet gjithnjë përshpejtimi i integrimit evropian të vendit sepse kjo për shqiptarët nënkupton çdo gjë dhe problemin ekonomik edhe lëvizjen e lirë dhe standarde më të larta të shërbimeve sociale pa asnjë diskutim që është i suksesshëm. Unë mendoj që këto pranime dhe këto qëllim janë në interes të të gjithëve dhe mbi të gjitha në interes të qytetarëve shqiptarë.
KOHA TV: Zoti Meta kriteret kryesor ku do të vlerësohet Shqipëria për statusin  e vendit kandidat janë situata ekonomike dhe ajo politike. Çfarë do të ishte e gatshme mazhoranca të lëshonte në këtë dialog në lidhje me këto dy çështje?
Në qoftë se si zgjidhje për të dalë nga një situatë ekonomik
e propozohet që të hiqen taksat atëherë nuk e di sesi do të paguhen punonjësit e policisë mësuesit infermierët mjekët etj. Nuk është koha për spekulime populiste nuk është koha për tu përpjekur për të krijuar një klimë negative për biznesin. Në rast se dikush mendon se mund të fitoj politikisht përmes spekulimeve të tilla e ka shumë gabim. Unë jam i bindur se qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për situatën ekonomike në vend janë akoma më të ndërgjegjshëm për situatën ekonomike globale jashtë vendit dhe e theksoj dhe një herë tjetër pavarësisht nga vështirësitë që mund të ketë ekonomia jonë sepse në do të donim që ritmet e rritjes ekonomike të ishin shumë të larta Shqipëria është një nga të paktat vende në të gjithë kontinentin që ka një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe pozitive.
Pavarësisht nga dëshira jonë që rrogat dhe pensionet të rriteshin disa herë më shumë Shqipëria është një nga vendet e pakta që vazhdon programin e rritjes së pagave dhe të pensioneve. Ndërkohë që ka vende shumë të zhvilluara të cilat kanë shkurtuar pagat dhe pensionet. Prandaj çdo spekulim i tillë mendoj që është jo vetëm jo konstruktiv por edhe i dëmshëm për vet opozitën sepse e paraqet si një opozitë pa asnjë vizion dhe njëkohësisht pa dhe përgjegjësi për këtë moment kur natyrisht i ka aftësitë e saj për të dhënë kontributet e saj pozitive dhe konstruktive.
 Dialogu unë e theksova dhe më lart. Dialogu kërkon dy palë qeveria ka qenë dhe mbetet e palëkundur për dialog. Njëkohësisht mendoj që dialogu synon parime të përbashkëta mbi të cilat do mbështetet dhe qëllime të përbashkëta. Qëllimin besoj se e kemi sepse dhe opozita është shprehur gjithnjë për integrimin europian të vendit dhe gjithë shqiptarët janë për integrimin evropian të vendit pavarësisht se kanë votuar për të majtën apo për të djathtën apo dhe ata që nuk kanë votuar.

0x323030392d31322d3138 ilir meta.jpg 17:26)