Deklarate per mediat nga Anetari i Kryesise se LSI z. Dritan Ylli

Deklarate per mediat nga Anetari i Kryesise se LSI z. Dritan Ylli

Deklarate per mediat nga Anetari i Kryesise se LSI z. Dritan Ylli

Protesta gjoja-treditore e Edi Ramës ishte një dështim i qartë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Deklaratat halucinante për pjesëmarrje të ëndërruar prej mijëra vetësh por që nuk ishin aspak të verifikuara në shesh nuk e mbuluan dot dështimin dhe falë medias të lirë dhe të pacensuruar nga Rama shqiptarët nuk e patën të vështirë të vlerësojnë vetë se çfarë ndodhi në rrugën para Kryeministrisë.

Edhe sondazhe serioze siç ishte ai i Zërit të Amerikës ku 76 për qind të shqiptarëve ishin kundër protestës dhe bojkotit është një dëshmi e qartë e refuzimit kategorik që shqiptarët ju bëjnë ekstremizmave anti-integrim.

Butaforia e kësaj proteste ku kauza e vetme është dhunimi i shtetit ligjor përmes gjoja kërkesës për hapjen e kutive e cila shkon në kundërshtim me ligjshmërinë e procesit  si rrjedhojë nuk përcoi një motiv frymëzues tek shqiptarët të cilët janë dëshmitarë se Edi Rama vetë i hapi kutitë vetë i numëroi ato dhe vetë i firmosi dhe i vulosi me 20 mijë komisionerët e tij.
E gjithë kjo është vetëm një përpjekje e marrë e tij për të nënshtruar shtetin ligjor dhe pavarësinë e institucioneve.

Ndaj qytetarët e refuzojnë mashtrimin e tij të sotëm që është thjesht dhe vetëm në shërbim të interesave thellësisht personale të tij dhe të një klani të ngushtë klientelist që ka përreth.

Dhe këtë e vërtetoi dukshëm fakti që protesta degradoi në nivelin ku kishte më shumë çadra kioska për qofte stufa gazi dhe disa kioska për nevojë të tjera.

Refuzimi ishte provë e qartë se shqiptarët nuk mbështesin antikauzat ekstremiste që shkojnë kundër integrimit europian të Shqipërisë. Veçanërisht në këtë moment kundër procesit të liberalizimit të vizave.

Bojkotimi dhe indiferenca e gjerë qytetare shoqëruan protestën veçanërisht nga qyterarët e Tiranës të cilët përvec halleve të shumta të përditshme atyre iu shtuan edhe andrallat e një kaosi krejtësisht të panevojshëm që bllokoi një nga akset kryesore të Tiranës në mënyrë tërësisht fiktive me qëllimin e vetëm për të qetësuar dështimin dramatik të Edi Ramës. Ky refuzim i gjerë është shprehja më e mirë e dëshirës së të gjithë shqiptarëve për integrim dhe jo për radikalizëm ekstremist që përçon frymë të vjetër. Kjo frymë e vjetër u shfaq në mënyrë të trishtë nga përfaqësuesit më të vjetër të politikës më të vjetër të Partisë së Punës.

Antikauza që ka përqafuar Edi Rama dhe të vjetrit e PS është sot më larg Europës sesa edhe vetë Partia Socialiste e vitit 91 ndërsa qytetarët shqiptarë janë më pranë Europës se kurrë ndonjherë në historinë e tyre mijëravjecare.

Abuzivizmi i bashkiakëve socialistë është i dënueshëm është në sytë e publikut dhe shpërdorimi që ata po i bëjnë administratës në varësi të tyre i rëndon shumë ata por nuk zgjidh dramën e antikauzës së Ramës dramën e dështimit dhe të zhgënjimit të tij.

Procesi i integrimit europian dhe hapi i parë i madh i liberalizimit të vizave është një proces i pandalshëm. Shqiptarët duan këtë dhe jo frymën destabilizuese shqiptarët duan qetësinë dhe jo kaosin shqiptarët kërkojnë një Shqipëri europiane dhe jo Republikën ish-komuniste të Edi Ramës. Shqiptarët duan stabilitet dhe respektimin e shtetit ligjor dhe jo trille apo ëndrra për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2013 kështu që Edi Rama ka mjaft kohë për të mësuar nga dështimi i kësaj proteste dhe për të vënë një herë të vetme interesat e shqiptarëve mbi të tijat personale.

LSI iu dedikua dhe lindi për integrimin që ditën e parë të saj dhe nuk do ndalet para cdo lloj sakrifice në përmbushjen e këtij misioni që është kredoja e ekzistencës së saj.   

 

0x323030392d31312d3232 dritan ylli.jpg 09:58)