16 Feb Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z. Luan Rama
” Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z. Luan Rama “Siç ju kemi bërë të ditur sot Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës është në fushatë zgjedhjesh për kandidatët për kryetar nënkryetar dhe sekretar të përgjithshëm të LSI-së së Tiranës.
Në këtë garë e cila kurorëzohet sot është e rëndësishme të evidentojmë standardin demokratik dhe transparencën sesi po zhvillohen zgjedhjet dhe mënyrën sesi marrin pjesë votuesit në votim. I gjithë procesi zhvillohet në përputhje me të gjithë ato parime për të cilat është krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në respekt të atyre vlerave që mbron LSI.
Më lejoni t’ju bëj të ditur se deri në orën 14:00 në të 12 qendrat e votimit të hapura për të realizuar procesin e zgjedhjes sot përmes parimit një anëtar-një votë të kryetarit nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të LSI-së së Tiranës kanë marrë pjesë 2320 anëtarë të LSI-së.
Votimet bëhen në të 11 njësitë por unë thashë 12 qendra sepse votimi sepse për shkak të mënyrës së organizimit të njësisë numër 2 kemi hapur dy qendra votimi një tek Shkolla e Baletit dhe një në Sauk.
Procesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën e përcaktuar nga komisioni qendror i zgjedhjeve për Tiranën. E rëndësishme është që anëtarët e LSI-së të votojnë dhe të shfrytëzojnë këtë moment për të shfaqur kështu përgjegjësinë e tyre dhe për të administruar përmes votës pushtetin që ka për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Tiranës. Unë i ftoj dhe një herë të gjithë ata që nuk kanë shkuar në votim të shkojnë dhe marrin pjesë në votim të shkojnë dhe të jenë kontributorë në zgjedhjen e drejtuesve të Tiranës të jenë pjesëmarrës në këtë proces të rëndësishëm që i hap rrugën në këtë mënyrë fushatës që do të zhvillohet më tej në të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë vendin.
Në orën 18:00 do të kemi një komunikim të dytë dhe për të bërë bilancin e ditës së votimit dhe për të ndjekur në mënyrë transparente gjithçka që lidhet me atë ç’ka kanë votuar zgjedhësit. Do të bëjmë numërimin e hapur dhe transparent të fletëve të votimit në sytë e kandidatëve në sytë e simpatizantëve apo mbështetësve të tyre në sytë e stafeve të tyre dhe në praninë e kamerave me qëllim që të dëshmojnë dhe në shpalljen e rezultateve respektin maksimal për standardin e transparencës dhe të vlerësimit që bëjmë ne për çdo votë të hedhur”. 0x323031302d30392d3236 Luan Rama.jpg 16:16)”